Mitet dhe të vërtetat rreth dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës është një dukuri që ndodhet shpesh herë në jetën e njeriut modern. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 60% e popullsisë në vendet e zhvilluara të paktën një herë në jetë ka vuajtur nga dhimbja e shpinës, madje disa e përshkruajnë atë si të padurueshme. Dhimbjet e shpinës, kohëzgjatja dhe shfaqja e tyre në pjesë të ndryshme të ditës mund të ndryshojnë dhe janë mjaft individuale. Por me siguri keni dëgjuar të paktën një thashetheme për dhimbjen e shpinës, edhe nëse nuk i keni kushtuar aq shumë vëmendje. Mite apo të vërteta janë disa nga këto pohime që më shpesh dëgjohen, lexoni më tutje në artikull.

1. Ngritja e objekteve të rënda nga vetvetiu mund të shkaktojë dhimbje të shpinës

Mit! Kur ngrini një objekt të caktuar rëndësi më të madhe ka mënyra se si e ngrini sesa pesha e tij. Edhe një objekt më i lehtë i ngritur në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dhimbje shpine. Për të zvogëluar rrezikun e dhimbjes, përpiquni të jeni sa më afër objektit të rëndë dhe të përdorni muskujt e këmbëve kur e ngrini atë. Është gjithashtu me rëndësi që të mos e ktheni trupin tuaj anash gjatë ngritjes së peshës, pasi ka shumë gjasa që kjo të shkaktojë ngurtësim. Jini të kujdesshëm, vlerësoni gjithmonë situatën dhe mundësitë tuaja! Jo çdo gjë duhet të jetë me çdo kusht!

2. Qëndrimi i gabuar ulur shkakton dhimbje shpine

E vërtetë absolute ! Dhimbjet e shpinës mund të provokohen nga pozicioni i keq kur jemi ulur ose në këmbë. Të qëndrosh ulur në një karrige në zyrë për orë të tëra, për shembull, është një proces aktiv që përfshin muskujt dhe nyjat e shtyllës kurrizore, kofshëve dhe legenit, gjë që mund të çojë në ndjesi të pakëndshme. Parimet kryesore të pozicionit të drejtë janë: shpatullat e drejta, shtylla kurrizore që ndjek kthesën e saj natyrale dhe këmbët e vendosura tërësisht në dysheme. Por edhe me pozicionin e drejtë, nëse qëndroni

ulur për një kohë të gjatë kjo mund të çojë në lodhje të shpinës. Specialistët rekomandojnë fuqimisht – bëni pushime dhe jini aktiv! – ecni nëpër zyrë ose në vendin ku jeni, bëni ushtrime të thjeshta ose të paktën relaksohuni për pak në pjesën e pasme të karriges.

3. Kompresat e ngrohta janë një alternativë më e mirë se ato të ftohta për dhimbjen e shpinës

Mit! Ky është një pohim i përhapur gjerësisht. Shumë njerëz mendojnë, se ngrohtësia do të dobësojë dhimbjen e shpinës, deri sa akulli i kompresave të ftohta do ta përkeqësojë atë dhe do të çojë në një ngurtësim edhe më të madh. E vërteta është, se studimi sistematik i Cochrane vërteton, se kompresat e ngrohta dhe ato të ftohta janë metoda po aq efektive për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit në çast. Ju mund të kombinoni ose të alternoni këto dy metoda – kompresa të ftohta gjatë natës, të ndjekur nga kompresa të ngrohta gjatë ditës. Nëse kjo metodë nuk është e dobishme dhe dhimbja po përkeqësohet që në fillim, konsultoheni me një mjek në fushën e neurologjisë dhe ortopedisë.

4. Është e detyrueshme të bëni një ekzaminim imazherie, siç është imazhi me rreze rëntgen ose rezonancë magnetike për dhimbjen e shpinës

Mit! Në praktikë, specialistët e mirë shpesh e bëjnë diagnozën vetëm duke marrë anamnezën dhe duke kryer një ekzaminim fizik. Kuptohet, ka simptoma që japin indikacione për kryerjen e studimeve imazherike si rëntgen, rezonancë magnetike apo tomografi kompjuterike, por kjo ndodh në jo më shumë se 10% të pacientëve. Për shembull, në rast spazmash muskulore, ekzaminimi imazheral nuk do të tregonte ndonjë gjetje, gjë që e bën atë krejtësisht të panevojshëm dhe mund të çojë suplementarisht në caktimin e ekzaminimeve të tjera, manipulimeve dhe madje edhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Përveçse janë të shtrenjta, këto ekzaminime mund të shkaktojnë stres shtesë për pacientin.

5. Pas fillimit të dhimbjes së shpinës vështirë se do të mund të kthehem përsëri në ritmin tim normal të jetesës

Mit! Është normale që njerëzit me dhimbje shpine të jenë të kujdesshëm kur kthehen në mënyrën në të cilën kanë kryer aktivitetet e tyre të përditshme si puna, sporti ose hobi përpara se të shfaqej problemi. Kjo është normale, duke pasur parasysh se problemet e shpinës mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme, veçanërisht në fillim. Lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve gjendja përmirësohet relativisht shpejt – brenda pak javësh. Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve me dhimbje shpine zakonisht kanë pasoja të qëndrueshme dhe vështirësi më të rënda kur kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme.

6. Lëvizja do të përkeqësojë dhimbjen e shpinës

Mit! Besohet se në rastin e një problemi me dhimbje shpine, pozicioni i shtrirë në shtrat për kohë të gjatë dhe palëvizshmëria e plotë në shumicën e rasteve është e gabuar. Njerëzit me dhimbje shpine, të cilët mbeten aktivë edhe me dhimbje, kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme më shpejt. Gjeni një ekuilibër midis pushimit dhe lëvizjes dhe është mirë të

përfshini ushtrime të lehta dhe të zgjedhura mirë. Nëse është e nevojshme, konsultohuni me një kinezeterapist. Dhimbja me siguri do të ndryshojë lëvizjet dhe pozicionin tuaj, por përpiquni të kryeni lëvizjet tuaja normale aq sa ju lejon diskomforti. Dhe jo në vend të fundit, ushtrimet e moderuara sportive mund të zvogëlojnë mundësinë e përsëritjes së dhimbjes me 50%. Ndër sportet e rekomanduara janë ato që përfshijnë të gjithë trupin – siç është noti, për shembull.

7. Shtesat ushqimore ndihmojnë për përballimin e problemit

E vërtetë absolute! Veprimi i shtesave ushqimore nuk është përqendruar mbi lehtësimin e menjëhershëm të dhimbjes, por mbi përmirësimin afatgjatë të gjendjes përkatëse. Qëllimi i shtesave ushqimore është t’i japin organizmit lëndët që i mungojnë për të përballuar problemin konkret. Prandaj specialistët rekomandojnë të përfshini në dietë dhe marrjen e një shtese ushqimore, e cila është e pasuruar me përqendrime të larta të përbërësve aktivë për të përballuar më lehtë dhe shpejt dhimbjet e pakëndshme dhe për të reduktuar shpeshtësinë dhe ashpërsinë e krizave të përsëritura. Kur bëhet fjalë për sëmundjet akute kronike të sistemit nervor periferik, përbërës të tillë janë uridina monofosfat, acetil L-carnitine, vitaminat e kompleksit B, kurkumina, magnezi, të cilat kanë veti të vërtetuara anti-inflamatore, neuroprotektive (mbrojnë nervat), madje edhe analgjezike. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këta përbërës aktivë ndihmojnë në rivendosjen e mbështjellësit të mielinës së nervave dhe në uljen e efekteve të dëmshme të inflamacionit. Një shembull i një shtese ushqimore që përmban një gamë të gjerë përbërësish aktivë që mbështesin sistemin nervor periferik është Fenaxon.

Ekzistojnë shumë metoda për të trajtuar dhimbjen e mesit, shpinës ose shpatullave. Lista e gjatë përfshin analgjezikët, kompresat, fizioterapinë, akupunkturën, masazhet terapeutike etj. Nëse dhimbja dhe ngurtësimi vazhdojnë për një kohë të gjatë ose përkeqësohen, konsultohuni gjithmonë me një specialist i cili do t’ju ndihmojë të përgatisni planin më të përshtatshëm individual të mjekimit. Mos u mbështetni në pohimet që i keni dëgjuar nga diku pa i vënë në dyshim ato. Jini gjithmonë të informuar mirë në mënyrë që të merrni vendimet më të mira për ju. Sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS