GRANDEMALL

Mit apo e vërtetë: A e ndihmon pirja e ujit të ngrohtë humbjen në peshë?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Të gjithë jemi përpjekur të humbim peshë në një moment të caktuar gjatë jetës. Disa ushtrojnë, disa ndjekin një dietë të rreptë, kurse të tjerë provojnë metodat e ndryshme që gjejnë në internet.

Edhe pse pak këshilla të tilla janë efektive, ndonjëherë për kuriozitet duam të shohim nëse funksionojnë.

Këshilla më e njohur në rrjetet sociale është të pini një gotë ujë të ngrohtë në fillim të ditës. Supozohet se promovon humbjen e peshës dhe të famshëm, si Meghan Markle dhe Elizabeth Hurley, e bëjnë këtë gjithashtu.

“Pirja e ujit të ngrohtë për humbje peshe, është në fakt një mit”, ka thënë dietologia Anjali Mukerjee në një postim në Instagram.

GRANDEMALL

Sipas saj, shumë njerëz besojnë se kjo mund t’i ndihmojë t’i humbin kilogramët e tepërt, por ajo thotë se uji i ngrohtë ndihmon vetëm në përmirësimin e tretjes.

“Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Pirja e ujit të ngrohtë pas një vakti mund të ndihmojë në detoksikimin. Mund ta provoni këtë, mund të ndihmojë, por nuk do t’ju bëjë të humbni peshë”, ka sqaruar dietologia.

Çelësi i humbjes së suksesshme të peshës janë ushtrimet dhe ushqimi. Është e rëndësishme të ushtroni dhe të digjni më shumë kalori sesa konsumoni përmes ushqimit.

Dieta duhet të bazohet në ushqime me pak kalori, si frutat, perimet, arrat, drithërat, mishi pa dhjamë dhe peshku. Përveç kësaj, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.