FITORJA

Misri nga Serbia bllokohet në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mitrovicë – Dhjetë ngarkesa me misër janë bllokuar në terminalin e Mitrovicës nga Dogana e Kosovës dhe inspektorë të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, me dyshimin se përmbajnë aflatoksinë.

Kamionë të ngarkuar me misër kanë hyrë në Kosovë para pesë ditësh në pikën kufitare G31 në Bërnjak të Zubin-Potokut. Sasi të misrit drejt Kosovës kanë hyrë edhe nga pika tjetër kufitare G1 në Jarinjë të Leposaviqit, bënë të ditur të enjten burime të gazetës.

Bllokimin e kamionëve në terminalin doganor në Mitrovicë e ka konfirmuar për “kohën Ditore” edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, Policia e Kosovës e Stacionit në Zubin-Potok ka bllokuar kamionë të ngarkuar me misër në fshatin Uglar të kësaj komune, dhe nga aty, nën përcjellje të Policisë, kamionët janë çuar në terminalin doganor në jug të Mitrovicës.

Mobi Casa

Sipas Hotit, institucionet përkatëse të Kosovës kanë marrë mostrat e misrit nga këto ngarkesa dhe i kanë dërguar për analiza të mëtejme.

Nga Dogana e Kosovës është bërë me dije se secila ngarkesë me misër që hyn në Kosovë stopohet deri në marrjen e analizave të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka theksuar se doganierët janë të obliguar të respektojnë vendimin e Agjencisë së Veterinës për bllokimin e sasive të misrit që hyjnë në Kosovë.

Sipas Stavilecit, numri i ngarkesave me misër që mbahen të bllokuara në terminalin në Mitrovicë ka kaluar në dhjetë.

“Nga data 7 mars ka filluar bllokimi i ngarkesave me misër që vijnë nga Serbia”, ka thënë Stavilec.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.