Fundamenti

Mishi dhe duhani fajtorë për kancerin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të grumbulluara nga 157 vende të borës, kanë treguar për lidhshmërinë e ushqimeve të caktuara dhe shprehive në zhvillimin e tipave të ndryshëm të karcinomave (format më të shpeshta të kancerit te njeriu).

Studimi i ri ka shqyrtuar ushqimet dhe shprehitë e përditshme të pjesëmarrësve në studim dhe ndikimin e tyre si faktorë rreziku për zhvillimin 21 lloje karcinomash.

Rezultatet kanë treguar se rol themelor në zhvillim e karcinomave kanë duhani dhe konsumimi i ushqimeve me prejardhje shtazore.

Uji Dea

Duhanpirja është treguar dyfish më i rrezikshëm për zhvillimin e kancereve te meshkujt, derisa produktet ushqyese me prejardhje shtazore kanë ofruar rrezik më të madh për zhvillimin e karcinomave te femrat.

Produktet me prejardhje shtazore shtojnë rrezikun për shfaqjen e karcinomës së gjirit, veshkës, vezoreve, testiseve dhe gjëndrës tiroide – thonë autorët e studimit.

Ata shpjegojnë se produktet me prejardhje shtazore nxisin rritjen e qelizave në organizëm, por krahas kësaj rritet edhe faktori i ngjashëm me insulinën (IGF), i cili njëherësh nxit edhe rritjen e tumorit. /Mjeku.Net/