Mobi Casa

Mirëpritet vendimi për zhbllokimin e “Trepçës”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

U kërkua me ngulm që gjiganti metalurgjik “Trepça”, të hiqet nga menaxhimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo e fundit është thënë se po i bllokon investimet në këtë ndërmarrje.

Ishte kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili që nga hyrja në qeveri e kishte dhënë ketë ide e cila ka hasur në mirëkuptim të ekzekutivit kosovar. Ai vazhdimisht e ka shtyrë idenë për të mos e privatizuar pjesën më të pasur të Kosovës duke thënë se kjo ndërmarrje nuk duhet as të jepet me koncesion.

Uji Dea

’Trepça’ nuk duhet të shitet. ‘Trepça’ nuk duhet të jepet me koncesion”, pati thënë Pacolli duke kërkuar që kjo pasuri duhet të mbetet pronë shoqërore e Kosovës. “Duhet ‘Trepçës’ t’i rezervohet vendi ku e ka dhe të bëhet kompani publike dhe të trajtohet në mënyrë biznesore”.

E tani që fati i “Trepçës” do t’i kalojë në dorë Kuvendit të Kosovës, pritet t’u hapet rrugë investimeve në të…(Tribuna)