Eko Higjiena

Ministrja Nagavci ka një lutje për punëtorët e arsimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për media ka “lutur dhe ftuar” punëtorët e arsimit që mos të ketë grevë në sektorin e arsimit. Ajo tha se gjatë mandatit të saj si ministre janë përfshirë të gjitha kërkesat e SBASHK-ut.

“Unë pres dhe kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit, sidomos në sektorin e arsimit në çerdhe dhe shkolla. Gjatë mandatit tim janë përfshirë të gjitha kërkesat për sigurinë dhe mirëqenien e stafit arsimor. Iu kemi përgjigjur çdo kërkese të SBASHK-ut për takime, sa herë që ata kanë kërkuar”, deklaroi Nagavci.

Ajo pati edhe një lutje tjetër për punëtorët e arsimit.

“Ftoj dhe lus të gjithë punëtorët e arsimit që vendimet t’i marrin me kujdes dhe pa presion nga askush. Ju lus që ta analizoni me vëmendje gjithë legjislacionin, të drejtat dhe pushimin e këtyre të drejtave dhe obligimeve gjatë kohës së punës ose të grevës. Jam e bindur që këtë mund ta bëni vetë të pa ndikuar”, u shpreh ministrja

ARKATANA

“E kam thënë edhe në vitin 2019, kur sistemi i arsimit ishte në greva për tri javë, mësuesit në shumicën e tyre nuk është se e duan grevën. Kam punuar dhe vetë me ditar në dorë dhe e di situatën e pakëndshme e tensionet e ngarkesën emocioanle që krijohet në shkolla në kohë greve”, tha ajo.

“Andaj si MASHT kemi tejkaluar edhe kërkesat e sindikatës për ligjin për pagat. Ne kemi një pozicionim më të mirë se ajo që ka kërkuar SBASHK-u , por edhe me të cilën kreysia e SBASHK-ut ishte pajtuar me qeverinë e kaluar”, deklaroi Nagavci.

Ajo ka përmendur disa nga “punët që janë ndërmarrë që lehtësojnë punën e mësuesve”.

“Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësuesit me probleme shëndetësore, rreth 1 milion e 700 mijë euro; kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit që janë rreziku të mbesin pa punë për shkak të zvogëlimt të numrit të nxënësve; kemi punësuar 100 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta; kemi zgjidhur problemin me normat; fuqishëm jemi duke punuar në avancimin e kuadrit ligjor të licencimit të mësimdhënësve…”, tha Nagavci. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.