FITORJA

Ministria jetime

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Mundësia e mbylljes së kësaj ministrie, si dhe pritjet që së shpejti mund të ketë zgjedhje të reja, e kanë lënë në hije dikasterin e Integrimeve Evropiane, ku ende nuk ka ministër të ri.

Askush nuk dëshiron të bëhet ministër në MIE

Mundësia e mbylljes së kësaj ministrie, si dhe pritjet që së shpejti mund të ketë zgjedhje të reja, e kanë lënë në hije dikasterin e Integrimeve Evropiane, ku ende nuk ka ministër të ri.

Dikasteri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, që vazhdimisht është drejtuar nga PDK-ja, në të gjitha mandatet e deritanishme, me premtimin pompoz për liberalizimin e vizave, në këtë mandat qeverisës të koalicionit me LDK-në është bërë dikasteri më i padëshirueshëm për të dy partitë politike në pushtet. Pas largimit nga ky dikaster ministror, një ikje skandaloze dhe dështim të ministrit Bekim Çollaku, tani as PDK-ja dhe as LDK-ja nuk po arrijnë që ta gjejnë personin adekuat për emërim në pozitën e ministrit të Ministrisë së Integrimeve.

Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj tha për “Kosova Sot” se edhe sipas marrëveshjes për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së, këtë dikaster ministror e ka përzgjedhur vetë PDK-ja dhe i takon këtij subjekti politik që ta japë kandidatin për ministër, por tani nuk po mund ta gjejë atë, ngase në mandatet e deritanishme ka qenë pikërisht kjo ministri ndër dështimet më të mëdha të PDK-së, duke pasur për bazë premtimet boshe të ish- liderit të PDK-së Hashim Thaçit, i cili liberalizimin e vizave e pati premtuar që në mandatin e parë qeverisës si kryeministër, ndërsa ky proces po rrezikon të realizohet edhe në koalicionin e tanishëm me LDK-në, për shkak të dështimeve të mëdha pikërisht në këtë sektor. “Integrimet evropiane kanë qenë dhe mbeten pikë e dobët e kësaj ministrie.

Ish- ministri i Integrimeve Evropiane pati ndjekur shembullin e Thaçit, duke dhënë premtime boshe dhe mashtruese për liberalizimin e vizave, ndërsa u pa se nuk kishte asgjë prej kësaj. Duke parë këtë situatë, e cila nuk mund të zgjaste pa kufi, sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të mashtroheshin vazhdimisht, ish-ministri u bë i “ndërgjegjshëm” dhe dha dorëheqje”, ka theksuar ai.

Dikaster i panevojshëm

Opinion të ngjashëm ndan edhe analisti politik Blerim Burjani, sipas të cilit kjo ministri do të duhej shuar, të pushohet krejtësisht së funksionuari, pasi për të gjitha mandatet e deritanishme u tregua një dikaster i panevojshëm dhe pa ndonjë efekt që ka pasur shteti i Kosovës. “Kjo ministri duhet të shuhet, sepse edhe ashtu procesi i integrimeve evropiane është çështje e standardeve teknike. Si e tillë, kjo ministri nuk paraqet ndonjë interes politik, por vetëm teknik, sepse atë politik e ka Zyra e kryeministrit, prandaj marrja me këtë dikaster nuk është primare dhe politike. Më herët kishte propozime absurde për poste në këtë ministri. Konsideroj se në këtë post ministror, nëse vazhdon të ruhet edhe më tutje, mjafton të jetë vetëm një njeri, i cili duhet të jetë profesionist i mirë dhe vetëm një lloj monitoruesi i karakterit teknik, kujdestar që në vazhdimësi kujdeset për mbikëqyrjen e përmbushjes së disa standardeve teknike që kërkohen në procesin e integrimeve”, potencoi ai. “Ky dikaster nuk duhet të funksionojë në kuptimin e dikasterit ministror për të bërë politika të këtij karakteri, por duhet të shndërrohet në një agjenci pranë Zyrës së kryeministrit. Më herët, në këtë dikaster ministror kishte njerëz të çuditshëm, që ishin ministra të dikurshëm, kryesisht ishin angazhuar disa asistentë partiakë të kryetarit të PDK-së dhe përkthyes. Ndryshe, nëse kjo ministri vazhdon të mbahet akoma, ajo mbahet vetëm sa për të plotësuar apetite individuale të ndonjë individi dhe për asgjë më shumë”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.