Fundamenti

Ministria e kthimit e përkrah me projekte konkrete Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtic, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimit për projektin Zbatimi i Kanalizimit dhe pastrimi i përroit në fshatin Bosce i cili do financohet nga MKK-ja.

Kryetari Sinani e ka falënderuar ministrin Jevtic për investimet në Kamenicë dhe konkretisht në fshatin Bosce. “Është një përpjekje e përbashkët e Komunës dhe Qeverisë së Kosovës e në këtë rast e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete që të përmirësojë në vazhdimësi kushtet e jetesës për banorët e Kamenicës, dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës ministrit Jevtic për vullnetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar. Përveç këtij projekti Komuna e Kamenicës do të përfitojë edhe projekte të tjera nga kjo ministri si dhe nga ministritë e tjera. Kanalizimet, ujësjellësit, trotuaret dhe rrugët janë domosdoshmëri dhe sigurisht se Brenda pak kohe ky cikël investimesh do të përmbyllet në tërë komunën” tha kryetari Sinani.

Mobi Casa

Ministri Daliboir Jevtic u shpreh i lumtur për mundësinë e dhënë për të ndihmuar banorët e fshatit Bosce. “Është një ditë e mirë sot dhe një mundësi e mirë që në kuadër të përgjegjësive tona që kemi të ndihmojmë qytetarët tanë kudo që jetojnë duke përmirësuar infrastrukturën. Ministria do të jetë edhe më tutje në mbështetje të Komunës së Kamenicës dhe kërkesave që paraqet Kryetari Sinani dhe besojë se së shpejti do të vijmë sërish me projekte të reja. Unë i uroj banorët e Bosces për këtë projekt kapital dhe angazhohem që ai të përfundoj në afatin sa më të shkurtër të mundshëm pasi që tashmë janë ndarë mjetet financiare dhe jemi në përfundim të procedurave të tjera” tha Ministri Jevtic.

Ministri Jevtic së bashku me kryetarin Sinani dhe bashkëpunëtorët vizituan familjen Filic në Bosce të cilës familje MKK-ja ja ka ndërtuar shtëpinë e re. Vitin e kaluar ministri kishte vizituar këtë familje me gjendje të rëndë, të cilës më pastaj i është ndërtuar shtëpia e re./rajonipress/