Mobi Casa

Ministri për ruajtjen e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri, Hashim Thaçi, ia ka shtuar Qeverisë së Kosovës edhe një dikaster qeveritar, Ministrinë e Shtetit, vetëm që ta ruajë ekuilibrin e koalicionit qeveritar në Kuvend.

Siç ishte paralajmëruar më parë, shefi i qeverisë të mërkurën e ka nënshkruar vendimin me të cilin e ka emëruar, Milan Zdravkoviqin, në pozitën e ministrit të shtetit, përkatësisht ministër pa portofol, i cili do të jetë përgjegjës për rini, inovacione dhe mundësi të barabarta.

Disa muaj më parë Partia Liberale Serbe, lideri i së cilës, Sllobodan Petroviq, është ndarë në dysh. Partinë e tij e ka braktisur ministri i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili më pas e ka formuar edhe Grupin Parlamentar të të “pakënaqurve” me Petroviqin.

Mobi Casa

Ndërkaq, për t’i plotësuar kërkesat e Rashiqit, Thaçi e ka “shpikur” një pozitë të re në qeveri, në krye të së cilës e ka emëruar Zdravkoviqin.

Vetë Rashiq i kontaktuar nga “Zëri” ka deklaruar se ministri i ri, Zdravkoviq, nuk ka asnjë lidhje me partinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ndërsa ka theksuar se ministri i Shtetit është propozuar nga ai dhe grupi i tij parlamentar.

“Ne e kemi angazhuar, ne e kemi nominuar Zdravkoviqin për ministër, por më shumë është nga fusha profesionale, sesa nga fusha politike. Ai (ministri) s’ka lidhje me Petroviqin hiq. Ky është kompromis bashkëpunimi me partitë tjera, në veçanti me PDK-në sa i përket shpërndarjes së përgjegjësive në nivelin e duhur. Grupi Parlamentar ‘Ardhmëria e përbashkët’ pas konsultimeve të shumta e ka marrë kandidatin Zdravkoviq si kandidatin më të kompletuar për këtë ministri”, ka thënë ai..(Zëri)