Ministri Ismaili ofron përkrahje për spitalin rajonal të Gjilanit

Gjilan – Uran Ismaili ministër i shëndetësisë ka vizituar spitalin e Gjilanit për të parë nga afër punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky spital.
Ismaili me këtë rast e ka uruar edhe drejtorin e ri të këtij spitali, Nysret Hajrullahun, i cili ka marrë një detyrë me përgjegjësi të lartë. “E sigurova drejtorin Hajrullahu se do ta ketë përkrahjen time në secilin hap në punën e tij, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit. Spitalet rajonale janë shumë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në vendin ku jetojnë, andaj këtë vit kemi në plan që përmes investimeve konkrete në pajisje dhe infrastrukturë të përmirësojmë kushtet e tyre” ka thënë Ismaili./rajonipress/