UBT

Ministri i Thaçit në struktura paralele

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministrat serbë të kabinetit qeveritar po dalin se nuk janë aq liberalë sa janë proklamuar tash e disa vjet. Përplasjet brenda kabinetit Thaçi kanë nxjerrë në pah ekuacionet deri tash me disa të panjohura.

Disa nga ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës kanë punuar njëkohësisht edhe nën direktivat e strukturave paralele serbe. Të paktën kështu flasin disa zyrtarë serbë, të cilët e akuzojnë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, se po punon për strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

Zvonimir Kostiq është një qytetar nga Pasjani i cili e akuzon ministrin Rashiq se bashkë me Dragan Nikoliqin (ish-kryetar i komunave serbe të Anamoravës në kuadër të strukturave paralele) kanë bërë presion tek ai, që të punojë për strukturat paralele dhe ta rrëzojnë nga posti i kryetarit të Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq. Mirëpo, për këto përplasje nuk është në dijeni Qeveria e Kosovës. Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk është në dijeni të këtyre përplasjeve. “Nuk kam informata për këtë”, ka qenë i shkurtër Kuçi.

Mobi Casa

Kostiq njofton diplomatët e huaj

Gazeta “Zëri” ka siguruar një letër të cilën e ka nënshkruar vetë Zvonimir Kostiq, përmes së cilës i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe të gjitha ambasadave të cilat gjenden në Kosovë, përmes së cilës, Kostiq akuzon ministrin Rashiq, si hartuesi i planit për rrëzimin nga detyra të kryetarit të tanishëm të Parteshit, Nenad Cvetkoviq…(Zëri)