Eko Higjiena

Ministri Hyseni: Kosova e gatshme për Interpool

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar takimet me përfaqësues të shtetit belg gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.Sot, ai është takuar me anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme në Parlamentin belg me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të liberalizimit të vizave, bashkëpunimit policor si dhe ekstremizmit të dhunshëm e terrorizmit.

Me këtë rast, Ministri Hyseni u është përgjigjur kureshtjes së tyre lidhur progresin që ka bërë Kosova në shumë këto rrafshe.

Hyseni ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën tani kur misioni i KE-së po bën vlerësimin e përmbushjes së kritereve.

Mobi Casa

“Çështjet politike nuk mund të lënë Kosovën të izoluar, e sa i përket kritereve teknike, Kosova tashmë i ka përmbushur ato”, theksoi ministri Hyseni gjatë takimit.

Gjithashtu, ai kërkoi përkrahjen në fushën e bashkëpunimit policor që do të ishte shumë më efikas për rajonin dhe më gjerë në rast se Kosova bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Gjatë takimit më anëtarë të Komisionit u vlerësua lartë përkrahja e vazhdueshme e Belgjikës si dhe bashkëpunimi i ngushtë që të dyja vendet kanë pasur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.