ARKATANA

Ministri Bejtush Gashi, model i punës profesionale dhe larg luksit qeveritar

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe pse erdhi në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij resori shumë delikat, Bejtush Gashi pothuajse nuk e ka ndryshuar për asnjë sekond agjendën e tij. Gashi sërish shëtit lirshëm dhe pa truproje, komunikon dhe kontakton me të gjithë, u shkruan miqve e njerëzve që e kërkojnë. Thjeshtë Bejtush Gashi duhet të merret si model edhe për ministrat e tjerë sepse është komod, i thjeshtë në paraqitje, por shumë i fortë në prezantimet profesionale dhe në punën që e kryen. Është larg luksit qeveritar dhe madje larg luksit që ndoshta bëjnë vartësit e tij. Bejtush Gashi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur meriton respekt e përkrahje nga të gjithë.

Të shtunën erdhi në Gjilan dhe mori pjesë në një konferencë shkencore rajonale. Zakonisht qytetarët janë mësuar të shohin qeveritarët e ministrat teksa vijnë me zhurmë dhe me shpejtësi marramendëse, por kjo nuk ndodh tek ministri Bejtush Gashi. Edhe pse sektori që ai drejton është shumë delikat, Bejtush Gashi ashtu i qetë përshëndetet me të gjithë dhe ruan brenda tij sedrën e akademikut sepse është rritur në një ambient të tillë.

Bejtush Gashin andaj e përshëndesin të gjithë sepse edhe i përshëndet të gjithë. Është i thjeshtë në publik, por i fuqishëm në prezantimet e tija profesionale dhe sidomos të fushës së tij të sigurisë, ku edhe është i specializuar dhe i trajnuar.

Ndoshta kjo qeveri dhe të gjitha qeveritë e pas luftës, duhet ta marrin si model punën e Bejtush Gashit. Ai edhe pas marrjes së postit ka mbetur i njëjtë, ecjet në natyrë, paraqitjet në rrjetet sociale, kontaktet dhe raportet i ka të njëjta. Tek ai nuk vije në shprehje mendjemadhësia ose injorimi për të komunikuar.

Thjeshtësia e tij në publik dhe bashkëbisedimi i hapur që po bënë çdo ditë ja ë arma më fuqishme e tij. Bejtush Gashi është ministri i parë zyrtar i Qeverisë së Kosovës që ka takuar banorët e brezit kufitar në Karaqevë, derisa shumë ministra e zyrtar të lartë që kanë prejardhje nga Anamorava nuk e kanë bërë një veprim të tillë.

Mobi Casa

Mbi të gjitha ai është larg luksit qeveritar dhe larg shpenzimeve që ndoshta bëjnë vartësit e tij. Atëherë pse të mos merret si model tipi i Bejtush Gashit. Profesionisti kudo që shkon dhe kudo që ndodhet e ka vetëm një synim, ta kryej punën me ndërgjegje profesionale dhe të arsyetojë gjithë mundin që ka bërë shoqëria tek ai. /rajonipress/

Biografia e Bejtush Gashit

Bejtush Gashi është lindur në 27 korrik të vitit 1957, në qytetin e Prishtinës.
Zotëri Gashi ka kryer studimet themelorë në Universitetin e Beogradit, në vitet 1977-1983 dhe ka magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetin e Zagrebit, në vitet 1986-1989. Në vitet 2003-2005 ka kryer studimet për tezën e doktoraturës në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, në Tiranë.
Për shumë vite, mban titullin Prof. Ass. Dr. në fushën e studimeve të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Pas përfundimit të studimeve, ai ka shërbyer në detyra të ndryshme:
2001-2006 – Drejtues i lartë i Planifikimit të Emergjencave në Departsmentin e Sigurisë Civile dhe të Gatishmërisë Emergjente.

2006-2007 – Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë së Brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme
2007 – 2011 – Drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve në kompleksin “Katana” të Obiliqit
2011-2014 – Zëvendës Ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
2014-2018 – Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
2018 – Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës
Zotëri Gashi ka dhënë ndihmesën e tij në hartimin e shumë dokumenteve të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Kosovës me detyra të ndryshme:
Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e Strategjisë së Sistemit të Menaxhimit të Krizave [2005-06],
Anëtar i Grupit të Punës për Zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës [2006],
Anëtar i Grupit të Punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sistemit të Sigurisë të Kosovës [2009-10],
Anëtar i Grupit të Punës për hartimin e dokumentit “Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë të Kosovës” [2011-13].
As. Prof Gashi ka dhënë një ndihmesë të shquar për një kohë të gjatë edhe në fushën e studimeve akademikë dhe të mësimdhënies universitare për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Ka qenë pjesëmarrës dhe folës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare të zhvilluara si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Është autor i shumë punimeve shkencorë në fushën e sigurisë, të mbrojtjes, të luftës kundër terrorizmit dhe të emergjencave civile të cilët janë botuar në revistat të Kosovës dhe revista ndërkombëtare.
Zotëri Gashi është bashkautor i katër librave universitarë, “Sistemi i menaxhimit të krizave” [2012], “Roli dhe përgjegjësitë e Policisë në sistemin e Sigurisë së Brendshme në Kosovë” [20012], “Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike” [2008] dhe ”Ushtria jugosllave dhe prania e saj në Kosovë në periudhën 1945 – 1990” [2006].
Është një ndër bashkëthemeluesit dhe drejtues për shumë vite i organizatës joqeveritare mbi çështjet e NATO-s dhe të sigurisë me emrin “Asociacioni Euroatlantik i Kosovës” që prej vitit 2003 si edhe është një prej drejtuesve kryesorë të veprimtarive të tij të shumta.
Është i martuar me Zonjën Ajna dhe ka katër fëmijë, Diellëzën, Vlerën, Besianin dhe Besën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.