Eko Higjiena

Ministri Agani premton mbështetje për Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Një delegacion i Komunës së Kamenicës në përbërje Fatmir Matoshi, nënkryetar, Aishe Morina, drejtoreshë e shëndetësisë dhe Zekirja Sermaxhaj, asambleistë, vizituan sot Ministrinë e Shëndetësisë ku u takuan me Ministrin Ferid Agani.

Nënkryetari Matoshi e njoftoj ministrin me angazhimet e qeverisë së re komunale dhe në theks të veçantë atyre në shëndetësi.”Legjislativi dhe ekzekutivi i kaluar nuk ka paraparë asnjë euro për investimet kapitale në shëndetësi dhe tash ndodhemi në një situatë të pavolitshme sepse nevojat dhe kërkesat janë mjaft të mëdha. “Komuna e Kamenicës ka nevojë për funksionalizimin 24 orë gjatë ditës në QMF-në e Roganës dhe për renovimin e objektit të vjetër në QKMF-në e Kamenicës që do të përdorej për emergjencë” tha nënkryetari Matoshi.

RCCOLA

Ministri Agani premtoi mbështetje dhe përkrahje për Komunën e Kamenicës, pasi që pranoi edhe ftesën e kryetarit Begzad Sinani për të vizituar Komunën e Kamenicës “Gjatë muajit shkurt do të vizitoj Kamenicën dhe shpresoj që të gjitha kërkesat e juaja t`i shqyrtojmë dhe në afatet optimale tu japim zgjidhje” tha Ministri Agani.

Në takim përveç këtyre problemeve u diskutua edhe për mundësinë e sjelljes së ndonjë investitori të jashtëm për të investuar në sektorin e shëndetësisë. Sipas ministrit Agani ka disa investitorë të interesuar për investime, ndërsa komuna e Kamenicës sipas nënkryetarit Matoshi do të ofrojë tërë potencialin e vet në shërbim të zhvillimit të mëtejmë të komunës./rajonipress/