ARKATANA

Ministër u bëra për një minutë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një deklaratë e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ngjalli reagimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, rreth asaj se po keqpërdorej emri “Amerikë” në emër të realizimit të interesave që ndërlidhen me biznese në Kosovë.

Por ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një intervistë ekskluzive për “Zërin” ka treguar se kush ishte zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, që në bisedën e parë me të u interesua në lidhje me Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Rrahmani për herë të parë ka treguar në detaje si ishte përzgjedhur ministër i Shëndetësisë, si i vinin mesazhet në telefon dhe si e ka pritur lajmin për këtë pozitë. Ai tregon edhe me kë është konsultuar para se të marrë udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Flet edhe për raportet e tij me kryeministrin, Isa Mustafa, si dhe mikun e tij të vjetër, Hafiz Gagica, me të cilin së fundi nuk pajtohet politikisht.

Mobi Casa

Rrahmani: Thomas Yazdgerdi, drejtor për Evropë Qendrore dhe Jugore, më pyeti për Spitalin Amerikan

Zëri: Z. Ministër, ishit në SHBA para disa ditësh. Me kë kishit takime?

Rrahmani: Po, kemi qenë në SHBA, në Uashington, me ftesën e Bankës Botërore. Ishte një konferencë mbarëbotërore dhe tema ishte mbledhja dhe shfrytëzimi i shënimeve në shëndetësi dhe krijimi i databazave të mira. Dhe kryesisht kanë marrë pjesë shtete nga mbarë bota. Por më tepër nga Azia, Afrika, por edhe shtete nga Evropa dhe Amerika. Vlerësuam që kemi për të bërë ende shumë. Shtetet që i kemi konsideruar më herët në zhvillim apo prapambetje ekonomike në raport me neve kanë ecur më tepër. Në pjesën e dytë të vizitës patëm takime me grupe të ndryshme në “State Departament”. Niveli më i lartë që kemi takuar ka qenë drejtori për Evropë Qendrore dhe Jugore, Thomas Yazdgerdi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.