HW

Milot Rashica, një ndër 5 surprizat në Holandë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eredivisie pak ditë më parë luajti javën e 18’të, duke përfunduar kështu fazën e parë të kampionatit.Mediat holandeze në çdo prag fundviti, analizojnë gjithçka ka ndodhur deri në dhjetor, zbulojnë 5 surprizat e pjesës së parë të sezonit.

Mes emrave të përzgjedhur, është edhe ai i Milot Rashicës, 19-vjecarit të përfaqësueses U-21 të Shqipërisë që luan në radhët e Vitesses. Edhe pse në moshë fare të re, Rashica ka fituar vendin e titullarit, duke e shpërblyer besimin e trajnerit me 6 gola dhe një asist, shkruan SuperSport.al.

Në paragrafin rezervuar për talentin kosovar shkruhet:

ARKATANA

“Një vepër arti e zbuluesve të talenteve të Vitesses. Rashica është me origjinë shqiptare dhe ka luajtur me të rinjtë dhe skuadrën e parë të Vushtrrisë në Kosovë. Gjatë vjeshtës së 2014’ës u pikas nga Vitesse dhe pasi impresionoi gjatë periudhës së provës firmosi në muajin shkurt të 2015’ës. Vitesse tani po dëfren me një lojtar krahu që është më i shpejtë se drita. Ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë një asist gjatë këtij sezoni. Bashkë me Solanken konsiderohen zbulimet e Vitesses”.

Rashica renditet përkrah Christian Santos të NEC Nijmegen, Timo Letschert dhe Bart Ramselaar të Utrechtit dhe Kenny Tete të Ajaxit. Ai konsiderohet një thesar i çmuar për Vitessen, që me shitjen e kartonit të tij mund të arkëtojë shuma të mëdha në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.