Mobi Casa

Milo: Ideja e Ramës për Asociacionin, me miratim të BE-së e SHBA-së, Kurti me siguri e ka lexuar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Pas përplasjes së fundit në distancë ndërmjet kryeministrint të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo thotë se tani mes shqiptarësh “do të kemi më shumë diplomaci sesa bashkëpunim vëllazëror”.

Milo i tha Gazetës Express se beson që ideja e Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është iniciuar me miratimin në nivelet më të larta europiane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, në mënyrë që të bëhet sa më i plotë “rrethimi” i Kurtit në vorbullën e presionit ndërkombëtar.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën, por Milo thotë se “këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës”. Ai e ka parë emocional si “rrallë herë” kryeministrin shqiptar në konferencën e fundit për media ku paralajmëroi se bashkësia euro-atlantike po përgatiste masa sanksionuese ndaj Kosovës.

Sipas ish-kryediplomatit shqiptar “Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar” draftin e Ramës për Asociacionin që thotë se “është draft europian” në thelb. “Kurti pohon të kundërtën dhe ai nuk do të deklarohet se e ka lexuar. Sepse ai në parim ndihet ‘i tradhtuar’ nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane”.

Gazeta Express: Çfarë ju thotë juve paraqitja e fundit e Ramës në konferencë për media të martën?

Paskal Milo: Paraqitja e kryeministrit Rama në konferencën e shtypit ishte tërësisht e sunduar nga ndjenja e shqetësimit dhe e përgjegjësisë. Rallë herë ai shfaq një profil kaq emocional. Ishte i ndërgjegjshëm por edhe i detyruar që të adresonte shigjeta kritike ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij. Frazat ishin të Ramës, thelbi i deklaratave ishin të Borelit e pse jo edhe të Departamentit të Shtetit.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën por këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës.

GRANDEMALL

Gazeta Express: Çfarë efekti mund të ketë kjo paraqitje e tij ne raportin e tij me Kurtin?

Milo: Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin janë karakterizuar gjithnjë me oshilacione, me pakënaqësi e mosmarrëveshje të ndërsjellta. Janë dy karaktere të ndryshme, Rama kozmopolit dhe Kurti nacionalist, ambiciozë për të lënë gjurmë e vulën e tyre në zhvillimet e botës shqiptare por edhe më gjerë. Kanë zgjedhur armë dhe aleatë jo gjithnjë për të njëjtin qëllim. Mendoj se është thyer ena e komunikimit normal mes tyre dhe do të duhet kohë që të mund të ngjiten copat e thyera të saj. Do të kemi më shumë diplomaci mes shqiptarësh se sa bashkëpunim vëllazëror.

Gazeta Express: A ia vlen ta shohë dhe ta shqyrtojë Kurti tani draftin e Ramës për statutin e Asociacionit? Kryeministri shqiptar tha se “është top”..

Milo: Platforma e Ramës për Asociacionin siç edhe ai e deklaroi nuk ka autorësinë e tij. Ata që e kanë hartuar mund të jenë specialistë të përkryer por përmbajtja e saj është miratuar në nivelet më të larta europiane, besoj edhe me miratimin e Departamentit të Shtetit. Pse u zgjodh Rama për të bërë rolin e iniciuesit të platformës? Për ta bërë sa më të plotë “rrethimin” e Kurtit, për të ushtruar presion sa më të madh ndaj tij. Vendet e tjera që e rrethojnë Kosovën, përjashto Serbinë, nuk kanë peshë e rol të madh në Ballkanin Perëndimor dhe as ushtojnë influencë në opinionin shqiptar.

Drafti i Ramës në thelb është drafti europian. Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar. Kurti pohon të kundërtën dhe ai nuk do të deklarohet se e ka lexuar. Sepse ai në parim ndihet “i tradhtuar” nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane.

Gazeta Express: A duhej ta pranonte Kurti një takim me Ramën në një tjetër format, sic iu kerkua?

Milo: Duhej ta pranonte takimin me format të reduktuar. Nuk ka rëndësi forma por përmbajtja. Te Kurti mbisundoi psikoza inatçore, krenaria e lënduar por edhe dyshimet që ai ushqen për disa veprime e qëndrime të Ramës qoftë në rrafsh rajonal, qoftë në marrëdhëniet me perëndimorët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.