Eko Higjiena

Migrantët e moshuar, në qendër të debatit

/ 6 minuta lexim

Tryeza e mbajtur në Lozanë më 31 tetor ka gjeneruar shkëmbime të dobishme mes profesionistëve. Brezi i parë i emigrantëve po plaket. Zvicra duhet të reflektojë këtë realitet të ri dhe të gjejë përgjigje për sfidat e reja sociale që po imponohen.

Universiteti Popullor Shqiptar, albinfo.ch, Migesplus dhe Kryqi i Kuq kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët javën e fundit për të kuptuar më mirë evolucionin dhe shqetësimet e popullatës së moshuar me origjinë të huaj. Kjo iniciativë kishte për qëllim idenë të kuptohen më mirë ndihmat të cilat ekzistojnë dhe ato që duhet projektuar në të ardhmen.

Biseda në fjalë ka qenë e pasuruar nga prania e profesionistëve të ndryshëm që punojnë me këtë shtresë të popullatës. Në këtë kontekst, disa pyetje janë ngritur: çfarë ndodh për emigrantët e moshuar që kthehen në shtëpi? Cilat janë programet ekzistuese dhe shërbimet për banorët e huaj dhe pensionistët, të cilët vendosin të qëndrojnë në Zvicër? Si është shoqërimin për të moshuarit në Zvicër dhe në vendin i tyre të origjinës?

Për të filluar, Filip Uffer, drejtor i Pro Senectute Vaud, organizata më e madhe profesionale në shërbim të të moshuarve në Zvicër, tha se organizata vepron në nivel kantonal dhe rajonal, në mënyrë që të reflektojë më mirë karakteristikat e kësaj popullsie.

Me një gamë të ofertave të shërbimit dhe ndihmës të konsiderueshme (konsultime sociale, sportive, trajnimet dhe lëvizjet, ndihma në shtëpi, projekte mes gjeneratave, etj.), kjo organizatë synon t’u përqendrohet aktiviteteve të saj për të përgatitur sa më mirë jetën e pensionistëve. Për këtë, thotë drejtori, duhet të krijojmë programe që kultivojnë dhe ruajnë marrëdhëniet shoqërore: “Vetëm duke u integruar në shoqëri njeriu ndjehen më mirë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit e moshuar”.

Por kush i drejtohet në fakt kësaj organizate?

Përveç numrit të madh të të moshuarve zviceranë, gjeneratat e para të emigrantëve, italianët, spanjollët e portugezët marrin pjesë me shumë dëshirë në programet tona të ndryshme. Konsultimi social, i cili është një shërbim mbështetës dhe informues, vlerësohet shumë nga kjo shtresë e popullsisë. Unë duhet të them, tregon z. Filipp Uffer, se shumica e të moshuarve janë në kërkim të ndihmave financiare. Konsultimi social që iu ofrohet atyre u jep çelësat dhe shpjegimet për të menaxhuar më mirë këtë fazë të re në jetën e tyre.

Megjithatë, shumë pak njerëz nga Ballkani kërkojnë këto shërbime, apo jo? Po, emigrantët nga vendet e Ballkanit janë shumë më pak të pranishëm se ata të Spanjës apo të Portugalisë. Z. Uffer thotë se Pro Senectute nuk mund të bëjë fushata reklamuese për shërbimet që ofron. Prandaj, “njerëzit duhet të vijnë tek ne, sepse ne nuk mund të shkojmë tek ata”.

KKVITI

Nga ana e tij, Ilir Bytyqi, infermier kryesor në shtëpinë për pleq në Yverdon, vë në dukje gjithashtu faktin se ka ende shumë pak emigrantë në qendrën ku punon. Të pranishmit janë kryesisht zviceranë, për shkak se shtëpitë për pleq nuk kanë hyrë akoma në kulturën dhe zakonet e migrantëve. Qëndrimi në këto qendra perceptohet ende si një braktisje e plakut nga familja. Z. Bytyqi rikujton se arritja në këto shtëpia është “mjeti i fundit”, sepse nuk duhet harruar se ka shumë struktura ndërmjetësuese para mbërritjes aty.

Pas një përshkrimi me pasion të qendrës për pleq si një vend i qetë dhe i dobishëm për “klientët e moshuar”, Ilir Bytyqi pranon se këto shtëpia duhet të rishikojnë konceptin e tyre parimor. Në fakt, këto struktura duhet të përmbushin sfida të reja për të nxitur emigrantët që të apelojnë për shërbimet e tyre. Për ta bërë këtë, tha z. Bytyqi, qendrat për pleq duhet t’u mendësojnë këtyre popullatave të sjellin një pjesë të kulturës së tyre dhe të krijojnë një ofertë që plotëson më mirë nevojat e tyre në mënyrë më specifike.

Megjithatë, ne kemi të drejtë të dimë se cilat janë shërbimet që lehtësojnë qasjen me informacion të tillë? Përveç të ashtuquajturit konsultim social që propozon Pro Senectute, Myriam Kleiner, përgjegjëse për Kryqin e Kuq në Bernë, vëren se njerëzit nuk njohin mirë shërbimet e ndryshme që ekzistojnë. Platforma Migesplus.ch, thotë zonja Kleiner, pikërisht mundohet të zbusë këto mangësi informative dhe propozon një serë udhëzimesh (në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe). Ajo përmend në veçanti “doracakun shëndetësor në shënjestër të emigrantëve të moshuar dhe të familjeve të tyre. Ky i fundit përmban informacione të dobishme për daljen në pension, si dhe gjatë periudhës së pensionimit. Ju mund të gjeni këshilla dhe udhëzime në lidhje me ushqimin, sigurimet, banimin, etj.

Emigrantët e moshuar janë të padukshëm

Në kuadër të projektit “Pleqëria dhe migracioni” të EPER-it, Elma Hadzikadunić në krye të zbatimit të këtij projekti, vuri në dukje faktin se migrantët e moshuar mbesin të vetmuar në shtëpi. Shumica e tyre rrinë në Zvicër për arsye emocionale (fëmijët, nipërit e mbesat), shëndetësore, financiare, ose për shkak se ata nuk mund të marrin pensionin e tyre në vendin e tyre të origjinës.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për emigrantët me prejardhje nga vendet e Ballkanit. Duke marrë parasysh këtë dukuri, znj. Hadzikadunić punon më shumë në terren. Ajo shkon ku ata mund të gjenden. Takimi me këtë kategori të popullatës bëhet shpesh nëpërmes imamëve dhe priftërinjve. Qëllimi i saj është t’i informojë ata duke iu dhënë një pasqyrë të të gjitha ndihmave ekzistuese, t’u ofrojë një konsultim social (Pro Senectute), t’u shpërndajë broshura ose doracakë të dobishëm (migesplus dhe të tjerët), dhe më e rëndësishmja, t’u lehtësojë atyre qasjen në informata për të cilat kanë nevojë ata.

Pro Senectute, EPER, Migesplus.ch pra sigurojnë të gjitha mjetet e mundësitë e mbështetjes për emigrantët e moshuar. Nëse programet mbështetëse dhe projektet janë në realizim e sipër, të gjithë janë dakord për të thënë se çështja se si të hyjmë në kontakt me ta është larg zgjidhjes.