HW

Demokristianët e mërgatës mbështesin kandidatët e LDK-së për deputetë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Demokristianët e mërgatës, sidomos ata në Zvicër, Gjermani dhe Austri kanë vendosur që në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me 7 qershor 2026, të mbështesin kandidatët e LDK-së. Në mënyrë të veçantë do të votohen ata që edhe vetë jetojnë në këto shtete dhe njohin, më mirë së kushdo tjetër, nevojat dhe interesat e mërgatës sonë në vendet gjermanofolëse. Një ndër ta është edhe aktivisti Niq Krasniqi me prejardhje nga Peja dhe me vendbanim tash e 30 vite në Austri. Pas tij vijnë edhe Hysen (Sali) Çekaj nga Gjermania, Robert Ukaj nga Zvicra dhe Albana Tomori nga Suedia.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës gjithmonë ka qenë një parti e vogël por që përherë ka pasur autoritet dhe peshë të madhe në zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovën e pas pluralizmit. Mbase, nga partitë, kushtimisht të vogla, ka qenë subjekti politik më i njohuri, më i respektuari dhe më i përfaqësuari në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. Sot ajo është katandisur në një derë pa shtëpi të cilën era e rrahë sa herë të dojë dhe atë në atë krah në të cilën këtë e duan një grusht i vogël sharlatanësh pa ideale të cilët e kanë shtrydhur deri në djersët e frymës së fundit.

Në anën tjetër të historisë janë pozicionuar demokristianët e vërtetë, ata të cilët i kanë qëndruar dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik parimeve të vendosura nga kolosi i kombit, Akademik Mark Krasniqi, i cili, bashkë me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, ndërtuan një frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe mirëbesimi, të cilat vazhdojnë të jenë të gjalla sikur atëherë, tash e 36 vite.

PSHDK është partia e parë e regjistruar në Kosovën e pas rënies së komunizmit. Ajo u themelua me 4 dhjetor 1990 në Gjakovë. Programi i saj është properëndimor i bazuar në sundimin e ligjit, mbrojtjes së vlerave kombëtare shqiptare dhe integrimit euroatlantik. Ajo në parim është dashur të bashkëpunoj me partitë politike me orientim të djathtë demokratik, e veçmas me ato që kanë për synim integrimin në BE dhe në NATO.

Këto parime ka kohë që anashkalohen nga ana e udhëheqjes së saj aktuale e cila është lëshuar në pazare matrapazësh duke u përpjekur të akomodojë disa nga figurat më kontroverse të saj, shkaktare dhe fajtore për uljen e imazhit të partisë dhe rënien e numrit të votuesve në nivelin më të ulët historik.

Në të njëjtën kohë demokristianët e mërgatës, sidomos ata në Austri, kanë qenë mjaft aktiv për sa i përket vendosjes së urave të miqësisë me politikanët vendas. Në këtë kontekst veçohet Niq Krasniqi i cili, për vite me radhë, ka punuar në qeverinë e Vjenës në programe të ndryshme integrimi.

Ai, edhe pse jo anëtar i saj, ka qenë koordinator i projekteve të degës së PSHDK-së në Vjenë, detyrë të cilën e ka kryer me përkushtim dhe ndërgjegje të plotë. Falë angazhimit të tij komuniteti ynë u vizitua disa herë nga politikanë austriakë të të gjitha niveleve, filluar nga Lukas Mandl, eurodeputet nga Austria, Andreas Minnich, deputet i parlamentit të Austrisë, Hannes Taborsky, deputet në parlamentit të landit të Vjenës e shumë të tjerë.

Uji Dea

Andaj demokristianët në mërgatë do ta mbështesin fuqishëm kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me bindjen se ai do të jetë përfaqësues i denjë i tyre në këtë shtëpi të demokracisë.

PSHDK – dega në Vjenë, ashtu si dhe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, prapë kundërshton me vendosmëri koalicionin joparimor të lidhur mes PSHDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo konstaton se PSHDK-ja është marrë peng nga disa individë karrieristë, të cilët, për interesa klanore dhe grupore, janë duke e dobësuar, tash e disa vite, pozitën e këtij subjekti në skenën politike të Kosovës duke sjellë vendime të gabueshme në emër të saj.

Për më tepër ajo vlerëson se edhe kësaj radhe vendimi për lidhjen e koalicionit me një parti ideologjikisht të kundërt, të majtë dhe populliste është bërë pa konsultim me anëtarësinë, degët, bashkësitë e degëve, këshillin qendror dhe kryesinë. Andaj si i tillë është i papranueshëm dhe rrjedhimisht i pazbatueshëm.

Në lidhje me këtë ajo i bën thirrje elektoratit demokristian në Kosovë dhe mërgatë që të distancohet nga ky koalicion i dëmshëm dhe të votoj kandidatët e partive të djathta të cilat janë më të afërta me vizionin origjinal të PSHDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.