Mobi Casa

Miftaraj i reagon ashpër Kurtit për ushtrinë: Po rren kaq hapur, dështimin e tij si kryeministër po tenton me shpërnda diku tjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, tha sonte në një konferencë për media se në veri jemi të hendikepuar për shkak se “ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti duke i thënë se “në kohë paqe ushtria, as në lindje as në perëndim, as në veri as në jug nuk bën kujdestari 24 orë ne objekte të rëndesisë së veçantë”.

Tutje, sipas Miftarajt, kryeministri po “rren hapur” dhe po “mashtron qytetarin”.

Sipas Miftarajt, Kurti dështimin e tij po tenton me shpërnda diku tjetër.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Albin Kurti nje nder arsyet pse skane mund me parandalu sulmin ndaj infrastruktures se Iber-Lepencit po e arsyeton me faktin se ushtria e Kosoves nuk mund te shkon ne veri.

GRANDEMALL

Ky arsyetim te nje pjese e popullit qe nuk e din si funksionon shteti dhe cilat jane kompetencat e ushtrise ne kohe paqe i beson ketij mashtrimi te kryeministrit.

Sidoqofte, eshte ofendim per publikun dhe marre me dal nje kryeminister dhe me rrejte kaq hapur, me mashtru qytetarin keshtu.

Partive politike iu ka hije me ba politik, me jep premtime te kapshme, me iu jep ngjyra premtimeve edhe me çmimin qe me mbet ne pushtet.

Ama me rrejte ne menyre kaq te ulte me kriza dhe me sulme qe e cenojne infrastrukturën jetike te Republikes se Kosoves me se paku me thane eshte poshtersi e llojit te veçante.

P.S. Ne kohe paqe ushtria as ne lindje as ne perendim, as ne veri as ne jug nuk ben kujdestari 24 ore ne objekte te rendesise se veçante. Parandlaimi i sulmeve te tilla behet nga institucionet e intelligences. Deshtimin e tij si kryeminister dhe qeverise qe e udheheq, maestro I mashtrimit tenton me shpernda krejte dikund tjeter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.