Eko Higjiena

M’gladbach kërkon Mehmedin e Xhemajlin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Borussia Moenchengladbach është e interesuar t’i transferoj dyshen shqiptare të Zvicrës: Admir Mehmedin dhe Blerim Xhemjalin.

Pas Granit Xhakës skuadrës së Borussia Moenchengladbach gjatë verës ka gjasa t’i shtohen edhe dy shqiptarë. Fjala është për sulmuesin e Freiburgut, Admir Mehmedin dhe mesfushorin e Napolit, Blerim Xhemajlin.

Sipas mediave gjermane, trajneri i Moenchengladbachut, Lucien Favre po synon t’i transferoj në skuadër dy reprezentuesin e Zvicrës.

UBT

Mehmedi është i huazuar te Friburg nga Dynamo Kiev, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2016. Thuhet se vlera e sulmuesit shqiptarë është 4 milion euro.

Kurse, Xhemjali ka kontratë me Napolin deri në vitin 2015, derisa vlera vlera e tij në tregun e transferimeve është11 milion euro.