GRANDEMALL

Metush Islami, njeriu që shërben në të gjitha stinët dhe në çdo kohë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Metush Islami shërben tash e 30 vite në Bashkësinë Islame të Gjilanit herë si vozitës dhe herë me shërbime tjera ku kërkohet nevoja e angazhimi. Puna e tij është shumë humanitare sepse u shërben njerëzve në të gjitha stinët dhe në të gjitha kohët, pa u ndalur dhe pa u lodhur asnjëherë. Ka pak fjalë, por vepra ka shumë Haxhi Metushi.

Metush Islami ka lindur në fshatin Pidiq të Gjilanit ndërsa në Bashkësinë Islame të Gjilanit punon që nga viti 1990.

Ajo që e karakterizon këtë burrë të përpiktë e të sinqertë është pedanteria dhe respekti ndaj punës. “Unë mundohem të jem i saktë gjithmonë aty ku më thërrasin dhe nuk e kam dert shumë edhe kur punojë diçka tjetër jashtë asaj që nuk janë të fushës sime” shprehet për rajonipress Metush Islami.

GRANDEMALL

Metush Islami që të gjithë e njohin si Haxhi Metushi shkollën fillore e ka kryer në Pidiq, të mesmen në Medrese në Prishtinë.”Unë punojë për allah dhe shikon lartë, për mua puna është e shenjtë sepse ky profesion don korrektësi e saktësi. Unë jam gjithkund ku duhet të barten të vdekurit dhe në të gjitha rastet mundohem të jem i përpiktë” shprehet ai.

Metush Islami nuk ndalet asnjëherë, as në borë, e as në shi, punon me shumë qetësi dhe delikatesë. “Aty ku e kërkon nevoja shkoj pa asnjë përtesë dhe i respektojë të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën e BIK-ut” thotë në fund Metushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.