METRO: Granit Xhaka në Arsenal
Arsenali është gati për ta transferuar mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhakën.
Metro shkruan se tashmë trajneri Arsene Wenger ka dërguar njerëzit e tij për ta shikuar mesfushorin shqiptar në ndeshjet me përfaqësueses e Zvicrës.
Metro shkruan se sipas Calciomercatos, Topçinjtë janë ta gatshëm për ta transferuar lojtarin, pasi dështuan verën e kaluar.
Atletico Madridi gjithashtu besohet të jetë e interesuar për Granitin, së bashku me gjigantin italian, Interin. /Express


