Hidromorava

Meta kundër Thaçit për kufirin: Konsumon energji për objektiva të gabuara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Duke folur në qendrën “Xhorxh Marshall” në Gjermani, presidenti Meta e quajti të papërfunduar çështjen e Ballkanit. Ai tha se propozimi i fundit për një debat te ri mbi atë që do të përbente marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara. Ky debat ka lidhje me propozimin për korrigjim të kufijve.

Presidenti Ilir Meta ishte në qendrën europiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, si i ftuar nderi për të folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Kreu i Shtetit theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Europian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

Ndërkohë që Ballkani mbetet një punë e papërfunduar, SHBA-të dhe BE-ja duhet të mbyllin me sukses investimin e tyre të përbashkët, më historikun dhe më angazhuesin që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

FITORJA

“Dialogu mes të Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga BE-ja, po hyn në fazën e vet përfundimtare, në më të rëndësishmen dhe kritiken; Dhe, sipas mendimit tim, nevojiten vetëm përpjekje të bashkërenduara amerikane dhe europiane për ta çuar deri në fund këtë punë ende të papërfunduar, ose këtë fazë të rëndësishme konsolidimi në Ballkan. Propozimi i fundit për një debat të ri mbi atë që do të përbënte marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara. Ai as nuk e konsolidon dhe as nuk e paqton rajonin. Hapja e një debati të tillë në një kohë kur janë ngritur flamujt e kuq sinjalizues e paralajmërues nga SHBA-ja dhe BE-ja për përfshirjen e aktorëve të tretë në rajon, e bën atë edhe më alarmues”, deklaroi Meta.

Meta tha se kërkimi i normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet shkëmbimit të territoreve do të thotë të shkatërrosh e të çosh dëm një investim sigurie prej dy dekadash. Dhe teksa Ballkani mbetet një punë ende e papërfunduar, sigurimi i suksesit të plotë të investimeve afatgjata në këtë rajon do të ishte objektivi i ardhshëm. /Tch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.