ARKATANA

Mësuesja e ‘vitit’, këshilltare e PDK-së në Rahovec

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mësuesit që kanë pretenduar çmimin “Shaban Jashari” e që nuk e kanë fituar atë, nuk kanë shumë arsye të ndihen keq. Së paku, keqardhje nuk duhet të ndjejnë ata që nuk kanë një librezë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndonëse libreza partiake nuk ka qenë kusht për marrjen e çmimit “Shaban Jashari”, që ndahet për mësuesin e ‘vitit’ nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sivjet një çmim i tillë i ka takuar pikërisht një aktivisteje të PDK-së – mësimdhënëses Beatrisa Demiri, shkruan “Tribuna”.

Ajo, përveç se është mësuese në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Rahovec, është edhe këshilltare e Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Rahovecit. Kjo vërtetohet me të hyrë në uebfaqen e Komunës së Rahovecit, e cila udhëhiqet nga Idriz Vehapi i PDK-së.

Mobi Casa

Në këtë uebfaqe janë paraqitur të dhënat e mësueses – këshilltare. Kjo e fundit sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në uebfaqen e Komunës së Rahovecit, është e lindur më 11 janar të vitit 1983 në Prizren, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Gazeta në momentin që ka mësuar se mësuesja Beatrisa Demiri është këshilltare komunale e Partisë Demokratike të Kosovës, ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapin, për ta pyetur se cila ka qenë arsyeja e nominimit të kësaj mësimdhënëse për çmimin “Shaban Jashari”, duke pasur parasysh moshën e saj të re dhe pozitën e këshilltares politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.