Uji Dea

Mesazhi i Ramazanit 2026: Kryetari i KBI, Naim Aliu, uron besimtarët për muajin e shenjtë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Aliu, u ka drejtuar një mesazh urimi dhe reflektimi të gjithë besimtarëve myslimanë, duke theksuar rëndësinë shpirtërore, morale dhe shoqërore të këtij muaji të bekuar.

Në mesazhin e tij, Aliu bëri të ditur se dita e parë e agjërimit është 19 shkurti 2026, duke uruar që Ramazani të sjellë shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët.

“Islami është udhëzim hyjnor që e shoqëron njeriun në të gjitha fazat e jetës, pavarësisht kohës dhe vendit. Ai i ofron mundësinë reale për ta rregulluar jetën përmes përmbushjes së obligimeve që burojnë nga Kurani Famëlartë”, thekson Aliu në mesazhin e tij.

Sipas tij, agjërimi i Ramazanit e forcon besimtarin me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë dhe solidaritetit, duke ndërtuar një raport më të thellë me Krijuesin dhe me shoqërinë. Ai nënvizon se ky muaj është kohë e shtimit të ibadeteve, namazeve, e përkushtimit në syfyr e iftar, si dhe e fuqizimit të zeqatit, sadakasë dhe bamirësisë.

ARKATANA

“Ramazani na thërret të jemi më afër Zotit, më tolerantë, më dorëlirë dhe më të përkushtuar ndaj familjes, farefisit dhe shoqërisë. Ky është thelbi i mesazhit të tij”, thuhet në mesazhin e kryetarit të BIK-ut, i cili kujton edhe thënien e Profetit Muhamed a.s.: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë, do t’i falen gabimet e mëparshme.”

Aliu apelon që ky muaj të shërbejë si një moment mobilizimi shpirtëror, duke shtuar veprat e mira dhe përkujdesjen ndaj më të varfërve, jetimëve dhe atyre që kanë humbur shpresën. Ai thekson se Ramazani është mundësi për të forcuar vlerat e solidaritetit dhe për të kontribuar në ndërtimin e një jete më dinjitoze për të gjithë.

Në përmbyllje të mesazhit, kryetari Naim Aliu uroi që Allahu t’ua pranojë besimtarëve agjërimin, namazin, sadakanë dhe të gjitha adhurimet, duke shprehur urimet më të sinqerta për një Ramazan të begatë dhe të pranuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.