Fundamenti

Mesazh i qartë i Gjermanisë pas zgjedhjeve: Serbia duhet ta njoh Kosovën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Raportuesi i partisë qeveritare gjermane Unionit Kristian-Demokrat dhe Unionit Kristian-social për politikë të jashtme, Philipp Missfelder ka vlerësuar se Serbia është në rrugë të mirë drejt BE-së.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e djeshme në Serbi dhe fitorja e SNS-së “janë hap përpara për Serbinë para shumë sfidave”.

Hidromorava

Politikani i CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel, ka thënë se tash duhet të implementohet plani i dalë nga bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili në fund duhet të çojë ta njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Nga perspektiva ynë për Serbinë rruga e drejt do të jetë që SNS dhe Aleksandar Vuçiq edhe më tej të shkojnë drejt BE-së. Parakusht janë bisedimet me Kosovën. Në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja, i cila në fund duhet të çojë në pranimin e Kosovës, duhet që tash të implementohet”, thuhet në njoftimin e Missfelderit. (ORAinfo)