Mes kujtesës dhe përçarjes: a jemi në rrugën e duhur?
Nga Shefik Sadiku – Mos zgjedhja e Presidentit, ngërqi politik më tepër se një vit, kundërshtimi deri në urrejtje, për partitë tjera, mosbashkëpunimi i tyre për interesa shtetërore e kombëtare, para së gjithash, a janë realitete që e faktojnë tregimin e Serbisë se, shqiptarët janë të paaftë për të ndërtuar dhe udhëhequr shtet ?
Kujtesa që nuk duhet harruar. Të dashur shqiptarë të Kosovës, vendi ynë ditëve të kësaj pranvere po shënon dy ngjarje: përpjekjet për zgjedhjen e Presidenti të vendit dhe 27 vjetorin e shënimit të shumë masakrave shumë të rënda dhe shumë të dhimbshme e tragjike që na kanë ndodhur neve si popull dhe si komb gjat historisë sonë, sidomos gjat shek . XX.
Duke i kujtuar këto katrahura tragjike të shkaktuara nga regjimet e Serbisë mbi ne, nuk mund dhe nuk duhet lejuar as klasës sonë politike, as ne qytetarëve të vendit tonë, komoditeti, mosbrengosja dhe mosreflektimi si individë dhe ,si komb , për paaftësinë tonë për ta zgjedhur demokratikish një president duke i lejuar vetes ta harrojmë të kaluarën tragjike jo më shumë se 27 vjet më parë dhe shumë të tjera më parë se ky 27 vjetësh ! Tepër brengosëse dhe shumë e dhimbshme është kjo kryeneqësi e jona krahasuar me tragjiken tonë të dhimbshme.
Pyetja që na sfidon
Duke pasur parasysh këto; shtrohet pyetja: A jemi në rrugën e duhur krahasuar me të kaluarën tragjike dhe të ardhmen tonë premtuese dhe të sigurtë ? Mosaftësia jonë, moskompromiset tona për interesa kombëtare, përqarjet tona të parsyeshme, mosgadishmëria për dialog të sinqertë dhe të pakushtëzuar, mendjet tona tekanjoze, gjuha jonë përqarëse e palarizuese, ndërskamësat ndërnjerëzore e ndërpartiake, fjalët ofenduese e linquese ndaj njëri tjetrit, akuzat për deficit moral, patriotik e human kundër njëri- tjetrit, fjalët ofenduese, linquese e shpifëse për njëri- tjetrin, paragjykimet e paranojat për njëri- tjetrin dhe shumë e shumë të tjera, janë ogur i zi , janë dëshpëruese dhe janë, me të drejtë, friguese se jemi në rrugën e duhur për ecje përpara, për zhvillim të përgjithshëm dhe për të ardhme të sigurtë si shoqëri, si shtet dhe si komb.
Mos zgjedhja e Presidentit, ngërqi politik më tepër se një vit, kundërshtimi deri në urrejtje, për partitë tjera, mosbashkëpunimi i tyre për interesa shtetërore e kombëtare, para së gjithash, a janë realitete që e faktojnë tregimin e Serbisë se, shqiptarët janë të paaftë për të ndërtuar dhe udhëhequr shtet ?
Ky defekt i yni për mosorganizim po thauj për asgjë, a rrezikon që rrota e historisë t’i kthehet trajektores së kaluar e të përfundojmë atje ku ishim e që vetëm idealistët e paepur pas sakrificave mbinjerëzore të shtresës më të devotshme të popullit mundësuan ardhjen deri këtu, deri te liria jonë e mohuar qindravjeçare ? E dhimbshme, trishtuese, e tmerrshme deri në absurd është kokëfortësia jonë banale kundër njëri- tjetrit e përulësia e servilizmi ndaj të huajve!
Cila është rruga e daljes nga kjo zezonë kundërshqiptare ?
A ka shpresa për dalje nga kjo katrahurë përqarës
e ? Po, edhe ka rrugë, edhe ka shpresa , por vetëm duhet kërkuar ato rrugë dhe duhet punuar për ato shpresa.
Rruga e vetme, e vetme dhe e sigurtë që, e kthen shpresën te ky popull është mirëkuptimi, dashuria për njëri- tjetrin, mbyllja e rrugës së urrejtjes kundër partisë tjetër, rruga bashkëpunimit, mbyllja e rrugës së nxitjes kultivimit dhe krijimit të urrejtjes. Duhet shpallur luftë urrejtjes partiake, grupore, klanore, kolektive, individuale, krahinore, fetare, ideologjike etj etj.
Rreziku i kthimit pas
Qytetarë të dashur të Kosovës. A nuk është e domosdoshme, a nuk është e patjetërsueshme, a nuk është tepër imediate, a nuk është shumë njerëzore dhe morale t’i kthehemi të kaluarës sonë shumë të hidhur të robërisë, për t’i hapur rrugë reflektimit se, vetëm bashkimi i sinqertë siguron të ardhme të sigurtë për ne, për pasardhësit tanë, për synimin tonë të përjetshëm?
A nuk po na mjaftojnë qindra masakra të kryera mbi ne për t’u vetëdijësuar se bashkimi e shpëton këtë popull, jo përqarja dhe urrejtja ? A nuk po bindemi dot se të dobësuar, të përqarë, të ndarë mund të na ndodhin edhe Toplica e Çamëri të tjera ?
A jemi dëshmitarë se vetëm para 27 vitesh Serbia vrau mbi 13 000 shqiptarë shumë nga ta edhe duke i djegur për së gjalli, shumë kufoma të tyre i dogji nëpër shkritoret e fabrikave nëpër Serbi, shumë të tjera i fundosi në ujërat e Danubit, e shumë kufomave të tjera nuk u dihet as nishani i tyre. A jemi të vetëdijshëm se Ushtria dhe Policia e Serbisë dhunoi 20 000 gra, nëna, bashkëshorte, motra shqipfare ?
A po harrojmë kaq shpejt se ajo Serbi largoi dhunshëm nga Kosova një milion shqiptarë dhe një milion të tjerë i përzuri nga shtëpitë e tyre dhe ata të mjerët, bën jetën e refugjatit në vendin e tyre ?
Kush është i moshës madhore le të mendojë për një moment se sa është pesha e dhimbjes kur polici, ushtari, paramilitari, krimineli serb, ta rrëmben djalin, vajzën, nipin apo mbesën e vogël nga dora jote. Dhe ata : djalë e vajzë, nip e mbesë, luten që ti t’i mbrosh nga më e keqja që do t’u ndodh duke shpresuar në “ fuqinë” tënde si më i madh, dhe ti në pamundësi për të bërë asgjë vetëm shikon thikën apo plumbin mbi trupin e njomë të tyre, kurse veshët tu përcjellin jehonën e thirrjeve të tyre: babi, gjysh më ndihmo !!!
Ku jemi sot ? Po e luftojmë njëri- tjetrin më shumë se sa duhej ta luftonim ushtarin e policin serb që na vrau, dogji, masakroi, dhunoi para syve tanë fëmijë e prindër , vëllezër e motra, nëna e baballarë, nipër e mbesa, gjysh dhe gjyshe !
Rruga e daljes
Çfarë duhet të bëjmë sot ?
Asgjë më shumë se sa ta duam atdheun, asgjë më shumë se sa ta luftojmë urrejtjen, asgjë më shumë se sa ta respektojmë të vërtetën, asgjë më shumë se sa të punojmë ditë e natë për mirëqenien e sigurinë e atdheut dhe dashurinë e respektin për njëri- tjetrin. Të punojmë, të luftojmë, të ndërtojmë, të gjakojmë për paqen dhe unitetin ndërnjezor dhe ruajtjen e virtyteve të njeriut si vlera më sublime universale!
Një zë i zakonshëm
Kush jam unë që bëj këtë porosi ?
Jam vetëm njëri nga ju të gjithë. Nuk jam profet, nuk jam lider, nuk jam moralist, nuk jap këshilla, sepse nuk më takon, nuk bëj predikime, sepse nuk jam predikues, nuk jam i mençur, sepse jam njeri i zakonshëm, nuk jam i ditur, sepse dituria ime është mesatarja e diturisë së njerëzve tanë.
Unë vetëm fola me gjuhën, me dëshirën, me kërkesën e secilit prej jush !
Vetëm dashuria për atdheun dhe për njëri- tjetrin, na shpëton si komb!


