Uji Dea

Merkel “vulos” çështjen e kufijve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Disa javë pasi kanë nisur paralajmërimet për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë është deklaruar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me ç’rast ka thënë prerazi se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit është i pacenueshëm dhe se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se deklarata e Merkelit dëshmon qartazi se nuk do të ketë lëvizje të kufijve, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Zotimet e tilla të Thaçit, bashkë me premtimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për ndarje të serbëve nga shqiptarët e Kosovës, sipas tyre po bëhen me qëllimin e vetëm, që ta përgatisin opinionin për kompromisin i cili do të arrihet në fund të procesit, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, përderisa Thaçi e ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane, Vuçiq ka thënë se tërë bashkësia perëndimore po e konsideron Kosovën si një territor të pandashëm.

FIDANISHTJA

Thaçi mirëpret deklaratën e Merkelit

Një ditë pas deklarimit të Merkelit ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ç’rast ka ftuar vendet e BE-së që ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën në kufijtë aktualë.

“E përshëndes deklaratën e kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Evropian t’i bindin pesë vendet mosnjohëse dhe Serbinë ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi, ka thënë për “Zërin” se deklarata e fundit e kancelares gjermane përputhet në plotësi me qëndrimin e institucioneve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.