Fundamenti

Mërgimtari Xhavit Islami, ndihmoi 10 familje skamnore në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Mërgimtari dhe humanisti nga Zvicra, Xhavit Islami i cili njihet edhe si humanist i madh nga Vitia, me rastin e festës së Fitër Bajramit, me ndihma ushqimore dhe me para të gatshme ka ndihmuar disa familje skamnore të kësaj komune.

Ai ka gëzuar ato duke iu ndarë atyre pos me nga një pako me gjëra ushqimore elementare edhe me nga 50 euro.

Hidromorava

Duke ua dorëzuar ndihmat për më shumë se 10 familje gjatë ditës së mërkurë në vigjilje të festës së Bajramit , ai është shprehur se sikur edhe festave të tjera fetare në të kaluarën nuk mundem dot të përmbahem për gjendjen e vështirë ekonomike të tuajën. “Zoti ju ndihmoftë dhe unë ju urojë nga zemra që t`i gëzoni këto ndihma dhe që edhe sofrat tuaja të jenë të begata me të gjitha të mirat në këtë natë të madhe të fundit të Ramazanit” ka thënë Islami.

Islami ka shtuar se disa nga aktivistët mërgimtarë edhe në të ardhmen do të gjendemi pranë jush duke iu ndihmuar me aq sa mundemi./rajonipress/