UBT

Mërgimtari, krijuesi i talentuar, poeti i shumë zemrave, Arben Kurteshi në syrin e kritikës së veçuar shqipe

/ 34 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Edhe pse qysh si fëmijë ka mërguar në Zvicër dhe pothuajse tërë motivi krijues e ka nisur nga atje, Arben Kurteshi fuqishëm ka kthyer kah vetja zemrat e shumë krijuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina dhe trojet shqiptare. Arben Kurteshi lexohet kudo dhe në çdo kohë e vend ku flitet gjuha shqipe. Ai është i ëmbël dhe gazmor në vargje e poezi të shumta. Lexojeni me kujdes listën e krijuesve shqiptar që kanë shkruar e folur në superlativ për Arben Kurteshin.

Përgatitur nga Rajonipress:

Duke hedhur vështrimin gjithë krijimtarisë së këtij krijuesi, vërejta disa dukuri të veçanta specifike në mënyrën e të shkruarit nga dora e një letrari premtues, i cili e ngjiz fjalën artistikisht duke i dhënë vlera stilistike- letrare; e si rrjedhojë vargjet poetike e veshin mantelin e bukurisë së fjalës shqipe.(Xhevahir Cirongu, poet)

Për librin “Tingujt e zemrës”

Nga arsimtari im u gjuhës shqipe, tash më i ndjerë Tefik Selimi.
Kjo vepër poetike është një “tufë” poezish lirike, të vargje reflektojnë për prirjet e fuqishme të poetit, i cili, ndonëse i ri, poezia është vokacion i parë i tingujve të zemrës. Poezia e autorit ka artikulim të lehtë. Është plot pasion. Ka zë artikulues joshës. Është poezi që shprehet me anë të vargjeve, të cilat burojnë nga thellësia e zemrës. Kjo është dashuria platonike e poetit mërgimtar, e cila dashuri shprehet nga zemra e tij për ta parë e dashur atdheun e lirë.
Autori, Arben Kurteshi është një misionar dhe vizionar për të ardhmen.( Ish arsimtari im i gjuhës shqipe, tani i ndjeri Tefik Selimi)

Pena e tij është e artë.

Ai me ndjenja të pasterta e me shije të larta artistike ka mundur të prekë ndjenjat tona si lexues dhe me mjeshtëri të na afrojë e të na bëjë që ta duam e ta respektojmë, njëherazi t’i urojmë vetëm suksese.(Leftor Spiro, lexues)

Shpirti i madh i këtij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar.(Dedë Deda, poet)

Shumë bukur …të gjitha poezi brilante njëra më tërheqëse se tjetra. Suksese të mëtejshme autorit … Respekte…(Lina Mal Vataj lexuese)

Urime dhe suksese POET I MADH ARBEN KURTESHI NJË MEMDHETAR QË TREGON NJË DASHURI TË MADHE PËR MËMËDHENË DHE E SHPREH NËPËRMJET POEZIVE TË TUA BRILANTE ! EDHE NJËHERË URRIME DHE SUKSESE PA FUND !(FLORIDA SHKURTA LEXUESE)

Të gjitha poezitë i kam lexuar, komentuar, e vlerësuar. Është një poet i madh. I uroj suksese në vazhdim në krijimtarinë e tij.(Majlinda Mekshi lexuese)

Kur marrin librat e mia në duar: DITA MË E BUKUR SOT ZOTI TË DHËTË
JETË E SHËNDET ARBEN KURTESHI JE MIRNJOHËS PËR LIBRAT . RESPEKT DHE MIRNJOHJE TË THELLË HAPA NJË DRITARE E JETËS TIME. GJER NĒ VDEKJE ME LOT NË SY E SHKRUAJ. “TINGUJT E ZEMRËS“

Nga Xhevahir Cirongu Poet

Me letrarin e ri, Arben Kurteshi, jam njohur para disa kohësh nëpër rrjetet sociale me krijimtarinë e tij, si në poezi , ashtu edhe në tregimet e shkurtra për fëmijë, por gjithashtu edhe me formulimet letrare të cilat kanë filozofinë brenda tyre. Duke hedhur vështrimin gjithë krijimtarisë së këtij krijuesi, vërejta disa dukuri të veçanta specifike në mënyrën e të shkruarit nga dora e një letrari premtues, i cili e ngjiz fjalën artistikisht duke i dhënë vlera stilistike- letrare; e si rrjedhojë vargjet poetike e tregimi i shkurtër veshin mantelin e bukurisë së fjalës shqipe. Kjo më dha shtysën e dritës që të merrem konkretisht me këtë autor, sepse krijuesit e rinj, siç është edhe Arben Kurteshi, duhen përkrahur e inkurajuar deri në atë pikë të kurdhës krijuese, me qëllimin e vetëm: që nesër të dalin vetë në udhën e bukur krijuese letrare me botimet e tyre! E themi këtë, sepse edhe ne dikur ishim të rinj në moshë si letrarë, e megjithatë, me ndihmën e kolegëve më të vjetër e me përvojë, arritëm me punë e përkushtim këtu ku jemi sot.

E bëra këtë parantezë për tu thënë krijuesve të rinj, por edhe letrarit të ri Arben Kurteshi, që të vazhdojnë me kurajo, me punën krijuese në vazhdimësi, sepse kështu do kapni majat letrare, e ‘’Pema’’ e shpirtit do veshi një ditë të bukur ‘’kostumin’’ me fjalën e bukur shqipe. Duke u referuar poezive, pentagrameve, tregimeve, që ka sjell para lexuesit tonë autori Arben Kurteshi në vëllimin e tij të dytë me titullin ‘’Tingujt e zemrës’’, të befason në lexueshmëri të tyre, të mban mbërthyer si një degë lisi pranë vargut poetik e atë tregimtar për ti shkuar deri në fund librit për ta lexuar atë. Lexuesi do gjejë frymëmarrje, mendim,mesazhe, e si të tilla e bëjnë lexuesin e të gjithave moshave të “kapin” edhe yjet e qiellit me fantazinë e tyre, pra, mbushin shpirtin me mushtin e fjalës së shkruar prej këtij autori.

Prandaj, edhe titulli “Tingujt e zemrës”, është një gjetje e bukur e këtij libri, ku autori ka derdhur në lumin krijues lulet e shpirtit të tij,por ato na vlejnë neve të gjithëve si lexues në edukimin e shoqërisë, e gjithashtu në civilizimin qytetar mbarëshoqëror. Autori vjen në këtë libër me tre tregime për fëmijë. Mënyra e rrëfimit në këto tregime kanë aromë ‘’migjeniane’’, tematika bën sikur është e njëtrajtshme, por ajo në fakt nuk është ashtu si e lexojmë ne, sepse autori ka një stil e gjetje krejt ndryshe,saqë trillet e të treguarit ndahen nga njëra – tjetra me të njëjtin bosht bashkohen tek mirësia që duhet të kemi ne si njerëz në këtë botë. Kjo na jepet në detaje në të tre tregimet, nëpërmjet emrave të kafshëve,shpendëve dhe njeriut. Stili letrar përshkruhet me fines nga autori Arben Kurteshi. Loja është e spikatur,ajo ngjitet e zbret ngadalë në limanin e rrëfimit, gjen mendim të zhdërvjellët filozofik e letrar,stil i të shkruarit depërton thellë skutave magjike, dhe si e tillë qëndron pa u shkëputur deri në fund psikologjisë së mendimit fëminor. Veprat letrare për fëmijë kërkojnë shumë mund, e si e tillë ajo kërkon njohuri të thella psikologjike e filozofike të botës së fëmijëve.

Pa këto njohuri, s’mundet të shkruash letërsi për fëmijë. Autori i këtij libri, duke patur aftësi pedagogjike e intelektuale, merr guximin e shkruan tregime për këtë gjini të vështirë, por të bukur, siç është letërsia për fëmijë.

Tregimet me titull “Macja Arta dhe shtriga”, Macja Arta dhe Dhelpra’’, Macja Arta dhe qeni Arapi’’, vijnë me një rrëfim të ëmbël te lexuesi në përgjithësi, por te lexuesit e vegjël zbresin si ‘’Flutura krah shkruara’’ mbi lulet e shpirtit të tyre, me plot elegancë letrare dhe edukuese. Letërsi për fëmijë kanë shkruar Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Migjeni….por edhe S. Çomora, G. Bushaka,B. Çuçi,O. Gridho, B. Dedja, A. Mamaqi,Xh. Beqaraj, etj, që kanë bërë emër në letërsinë për fëmijë. Por kemi edhe një brez tjetër si në Shqipëri e Kosovë, ku mundëm të sjellim emrat e tyre si: Sazan Goliku,Viktor Cenosinaj, Myzejen Konduri, Ramadan Zapllusha, Izet Hoti, Jonuz Fetahu, etj.

Megjithatë, sot letërsia për fëmijë është defiçitare, sepse pak shkrimtarë po shkruajnë si në Shqipëri e në Kosovë. Libri i autorit Kosovar “Tingujt e zemrës” ,përveç poezive na sjell për lexuesit e vegjël edhe këto tregime që mbartin vlera edukuese tek të vegjlit, por mbi të gjitha zgjojnë shumë ëndrra tek brezi i ri për të lexuar letërsinë për fëmijë, si një katalizator i fuqishëm që rrit mënyrën e mendimit psikologjik filozofik të tyre. Si rrjedhojë, ata do shkëputen nga kthetrat e ‘’Burgut’’ të teknologjisë moderne elektronike që ka përfshirë tërë shoqërinë e sotme njerëzore. Miku më i ditur është e do mbetet libri për njeriun, pa këtë s’mund të ketë zhvillim shoqëria njerëzore. Prandaj ja vlen ta themi me plot gojën se, autori Arben Kurteshi ka bërë zgjedhjen e duhur, duke shkruar me guxim e pasion me një stil krejt të vaçant tregimet ,që lexuesi ynë i vogël do i gjejë në këtë libër. Ne shkëputëm një paragraf nga tregimi ‘’Macja Arta dhe dhelpra’’ për të sjell aromën e tregimeve tek lexuesi:
“Arta e kënaqur u nis ngadalë e shëtitej për në shtëpi. Rrugës e takoi edhe Pucin e vogël. Ajo e hipi Pucin në shpinën e saj dhe së bashku të gëzuar vazhduan rrugën dhe arritën në shtëpi. Të gjithë u gëzuan pa masë dhe e përqafonin Pucin. Pas disa ditëve Puci u shëndosh plotësisht dhe shëtitej me familjen e tij.

Pulat si shpërblim i dhuruan Artës një vezë, që Arta e shijoi duke e lëpirë dhe e hëngri….’’
Pra . ashtu si lexohet edhe nga ky fragment, rrënja e tregimeve të këtij autori është ajo mirësi që duhet ta transmetojmë midis nesh ne si njerëz e shoqëri njerëzore në harmoni me natyrën kafshët, shpendët e gjithë gjallesat e tjera të kësaj bote. Marrëdhëniet e bashkëjetesa midis njerëzve e botës që na rrethon,duhen respektuar si nga përmbajtja, ashtu edhe për nga vlerat që përfaqësojnë midis tyre, që e ka emrin JETË!

Së dyti:
Poezia vjen si rezultat i asaj bote aq e brishtë që ka e përjeton autori. Ajo na paraqitet e pastër, elegante, e thjeshtë, me plot pathos e muzikalitet që të cilat ia shtojnë vlerat letrare, ato kanë ‘’magjinë’’ e tyre në vargun e stilin e ndërtuar nga autori Arben Kurteshi. Vargu është shpërthyes, të rrok pas vetes si spiranca anijen në mol,por edhe të thotë me elegancë ‘’Eja më lexo…!’’. Poezia është plot me ngjyra, Tematikat janë të ndryshme, e si rrjedhojë, ja shtojnë tharmin poetik letrar, duke ia rritur cilësinë poezive të paraqitura në këtë vëllim të dytë me titullin aq domethënës ‘’Tingujt e zemrës’’.

Autori ka përzgjedhur këtë titull, sepse atij i këndon zemra në çdo çast për atdheun, natyrën e vendlindjes, për nënën, mërgimtarët, ditëlindjet, për brengat e shpirtit të cilat e mundojnë pothuajse çdo orë e ditë vetë poetin atje në mërgim. Këto e shumë të tjera plagë të jetës shoqërore,, kanë ndikuar që të zgjojnë tek poeti nga Gjilani Arben Kurteshi,’’lulet e kopshtit’’ të shpirtit të tij; të ulet e shkruaj poezinë e cila i del si një burim nga shpirti. Poezia e këtij poeti është e ndërtuar me lirikë të bukur, të thjeshtë,me rimë, por aty- këtu përdor edhe vargun e thyer që e bën atë në vetvete të stilit modern. Po të lexosh me kujdes poezinë që autori ua kushton nënave, patjetër do dëgjosh nëpër vargje këngën që u këndojnë nënat në djep fëmijëve. Ajo ninullë e ëmbël, bashkë me zërin fjalë e cila rrjedh nga sisa qumështin e gjirit për foshnjat e sapo lindura, dhe u jep jetë e gëzime me atë dashur të zjarrtë e të ngrohtë nëne. Dhe më konkretisht po sjellim këto vargje :
“Oh, shumë m’ dhimbsen ato nëna!
Që rritën trima, e vetë vuaj,
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’ dhe t’ huaj’’….,
Vargu ka dashuri, por edhe dhimbje për nënat e shumëvuajtura, të cilave u djeg shpirti për fëmijët që lenë vatrat stërgjyshore, lanë prindërit me lot të ngrirë në sy, por edhe me një zemër të bërë si eshka në dru,sepse ua rrëmbeu kurbeti i shkret. Kjo ,- thotë autor është një dobësi e madhe për vetë ekzistencën e kombit, sepse emigrim ka qenë dhe është plaga kanceroze e çdo kombi. Prandaj ai bën thirrjen e tij nëpërmjet vargjeve të poezisë, që kurrë të mos e lëmë atdheun jetim, pa njerëz, por të punojmë e jetojmë duke kontribuar në çdo çast e ditë me punë e mendje për atdheun.

Këtë e gjejmë edhe te poezitë,’’Muajt’’, ‘’ Kthimi i papritur’’, ‘’I pamposhtur’’,’’Brilanti’’ etj. Ndërsa tek poezia me titull ‘Poeti’’, ashtu siç e kemi cekur edhe më lart, poeti nuk nguron, por shkruan vargje me fjalën e bukur shqipe, s’e harron gjuhën e nënës, pavarësisht se ka vite atje në dhe të huaj në emigrim.

Dhe si i tillë, ai hedh në fletët e bardha të libri të parë gonxhet e shpirti me dashurinë për vendlindjen Kosovë, dhe penën e ngjyen me ujët e burimeve të Gjilanit, ku libri merr aromën e dheut të vendlindjes që e lindi dhe e rriti, bashkë me ninullën këngë të nënëlokes që e përkundi. Ja ç’na thotë poeti me vargjet e tija tek kjo poezi:
“Shkronja, shkronja,
Fjalë, fjalë…
Shkruan rreshta
Dalëngadalë!’’…,
…………………….
‘’ Dhe kur ikën
Lë pas dhurata,
Vepra të shkurtra
E vepra të gjata’’.
Poetët janë të parët të cilët e ndjejnë deri në skutat e shpirtit si atmosferën e gëzimeve, por edhe trishtimet, janë lajmëtarët e parë si shpendët shtegtarë që i paraprijnë furtunave të kohës histori të mendimit e përparimit të mendimit të shoqërisë njerëzore.

Edhe perandorët,mbretërit,presidentët,afrojnë në oborrit e tyre në radhë të parë poetët, sepse fjala e vargjet që shkruajnë poetët janë me të vërtetë të magjishme. Kjo është e provuar historikisht dhe s’do shumë komente. Poeti Arben Kurteshi vjen para lexuesit me poezinë e dhimbjes së shpirtit në këtë vëllim të dytë, i cili qysh në fillim na thotë lexo ‘’Tingujt e zemrës’’, sepse ai tingull ka shpresë, ka gëzim,ka JETË ! Dhe si i tillë, me mesazhet që transmeton tek gjithë lexuesit, është melhem që shërojnë plagët e shpirtit tonë.
Dhe këto mesazhe do i gjejmë te poezitë me titullin e tyre e aq domethënëse si: ‘’Ferri’’,’’Arratisje’’,’’Nga largësia,’’, por edhe tek ‘’Të njoh’’, ‘’Trishtimi’’,’’Një ditë’’ etj.
Dhe më konkretisht po sjellim si shembull këtë strofë nga poezia ‘’Të njohë’’:
“Ta njoh fytyrën
Kur qan e kur qesh,
Edhe tingullin e zemrës sate
Unë ende di ta përshkruaj.
…Dhe nga poezia me titull “Nga largësia”:
‘’ Mezi pres
Të më marr gjumi,
Të ëndërroj mbesat e nipat
Pranë një lumi.
T’i shoh mbesat
Ç’fytyra kanë:
A thua ndonjëra,
Ndopak më përngjan?!’’.

Duke referuar hap pas hapi, lexuesi do zbulojë atë qiell të kaltër të poezive që shkruan për atdheun. Poezitë janë të ndërthurura e të ndërtuara si gjerdan me ngjyra ari ku vargjet ndezin zjarre në shpirtin e mendjen tonë.

Malli për atdheun, si emigrant që është edhe autori i këtij libri, i përshkon gjithë qenien e tij saqë atij i prek edhe tingujt e zemrës, sa nga dhimbja e mallit që e zhurit, po aq edhe nga dashuria e madhe që ka për atdheun e vendlindjen Gjilan.
Këto do i gjejmë tek poezitë me titull “Atdheu”, “Ditë gëzimi”, “Valo”,”Toka jonë”,”Orkestra” etj. Më konkretisht shkëputëm këto strofa nga poezia “Atdheu”:
“Atdhe quhet vendi im,
Aty ku është nëna ime,
Aty ku burojnë shumë gëzime,
Aty ku zogjtë cicërojnë,
Dhe shqipet dykrerëshe fluturojnë…,
……………………………………..,
“Anë e mbanë fusha bleroshe,
Me të njomin bar,
Në mes ai mali i madh
Që e quajmë Sharr !”.
Apo tek poezia me titull “Orkestra”:
………………………………….,
“T’i mbledh bijtë
Nga Shqipëria,
Nga Kosova
E Malësia.
Te këndojmë
Të gjithë bashkë
Siç kënduan
Ilirët e lashtë’’.

Por, poeti Arben Kurteshi na sjell edhe vargjet konçizë e të gdhendura bukur edhe për simbolin e kombit tonë, flamurin, i cili na bën krenar kudo që jemi nëpër botë. Dhe më konkretisht, vargjet janë frymëzuese e të japin krenarinë e ligjshme, s’e flamuri ynë bashkë me shqiponjën do valvitet gjithmonë lartë në qiellin e kaltër të atdheut tonë Shqipëri !

“Valo lart flamur
Krenar në liri,
Valo nëpër rrugë
E ne çdo shtëpi.
Valo nëpër fusha,
Edhe lart në mal,
Valo natë e ditë,
Kurrë mos u ndal’’.

Së treti: Lexuesi ynë që do librin si drita e syve, e themi këtë sepse “dielli” i syve për mendjen e njeriut është fjala e shkruar në libër. Pa këtë njerëzit do të ishin si pema e thatë në mesin e pyllit.

Qysh në lashtësi, njeriu është munduar të shkruaj në mënyra të ndryshme, duke lënë gjurmë, por megjithatë, arritjen më të madhe, ishte e mbetet fjala e shkruar në letër, pra në libra. Kjo bëri që mendimtarët e krijuesit e fushave të ndryshme të shkencave, por edhe e fushës letrare, mendimet t`i hedhnin në letër duke i lënë fjalët e shkruar në libra brezave që do vinin pas tyre. Në gamën e vet e të peshës së mendimit” ne si lexues do gjejmë fjali të gdhendura e me peshë thellësisht filozofike (Pentagrame), të shkruara nga Arben Kurteshi. Ato tingëllojnë fuqishëm e shkrep të tijnë si rrufe në “qiellin” e mendimit tek lexuesi. Vargjet e shkruar nga ky autor në formën e shkurtër (pentagrame), lexuesi do njihet më nga afër duke shfletuar fletët e këtij libri. E veçanta e tyre qëndron në mënyrën e shkrim formulimit të pentagrameve. Kjo lloj e shprehur dhe e shkruar si stil,sot po aplikohet gjerësisht në rrethet letrare, si një aplikacion më i afrueshëm e frutbërës për memorien e mendimin të lexuesit.

E themi këtë, sepse, e shkruara shkurt, konçizë,mendimet që mbartin ato në vetvete, janë më të kapshme nga lexuesit të të gjithave kategorive të moshave. Si rrjedhojë, e të përmbajtjes me peshë filozofike, historike, e letrare, ato shprehin atë botë të madhe para lexuesit. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në edukimin e njerëzve e të lexuesit që do letërsinë e libri.

Autori Arben Kurteshi, ka ditur të përzgjedhë këto shprehjeje letrare, ku në brendësinë e tyre qëndron filtrohet ai oksigjen jetëdhënës në edukimin e personalitetit të njeriut, por edhe të shoqërisë në përgjithësi.

Më konkretisht po pasqyrojmë disa prej tyre si:”Që të mirat të bëjnë hapa,duhet që të këqijat të lihen mbrapa”, “Askush s’është diçka më shumë, të gjithë kemi të njëjtën vlerë, vërshojmë në jetë të gjithë si lumë, dhe të gjithë ikim një ditë si erë !…”, “Fuqia e arsimit matet me cilësinë e mësimit”.

Pra, po t`i lexosh me kujdes, kjo gjetje të ngacmon si lexues, të vë në kërkim të mendimeve duke rendur si një meteor drejtë hapësirës kozmetike të mendimeve, dhe si rrjedhojë ato na kthjellojnë në të menduar për të vepruar me dinjitet në jetë.

Pentagrami thirrës ‘’Fuqia e mësimit matet me cilësinë e mësimit’’ është një kushtrim si për të djeshmen, dhe aq më shumë për sot, për shekullin e XXI. Sepse,pa dije,s’mund të ketë zhvillim e përparim të civilizuar shoqëria njerëzore.
Këtë e shumë mesazhe të fuqishme kërkon të përcjelli te njerëzit autori Arben Kurteshi, të cilat do ti gjeni në librin “Tingujt e zemrës”.Ne mundëm të bëjmë këtë analizë letrare rreth këtij librit “Tingujt e zemrës” të autorit Arben Kurteshi,për ta bërë sa më të lehtë për lexuesit, por edhe një vlerësim e inkurajim si letrar i ri, i cili ka shumë premise për të dhënë letërsisë shqipe. Na mbetet për ti thënë autorit Arben Kurteshi,suksese në rrugën e bukur të krijimtarisë letrare !

Analizë letrare

Nga Tefik Selimi: Mërgimtari që nuk e harron Kosovën përmes tingujve të zemrës.

Autori, Arben Kurteshi është një misionar dhe vizionar për të ardhmen..

Ditë më parë, në Gjilan, para shumë familjarëve, kolegëve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të tjerë, u bë promovimi i veprës “Tingujt e zemrës” të riut mërgimtar, Arben Kurteshit. Ishte një promovim mjaft i suksesshëm, për faktin se, salla e hotelit “Kristal”, ishte e vogël për t’i zënë të gjithë ata pjesëmarrës të këtij përurimi kulturor. Fillimisht, Makfire Kurteshi, redaktore, tha se, sot është një ditë e veçantë dhe e këndshme për të gjithë, sepse përurohet vepra “Tingujt e zemrës” e Arben Kurteshit, i cili, tash e 24 vjet jeton në botën e jashtme, Zvicër. Ai iku nga uniforma ushtarake serbe, e cila bënte skenar kobzezë për të rinjtë tanë ushtarë. Iku dhe u gjend në Zvicër. “Ky përurim na kthen në një kohë të jetës së tij të përvuajtshme si mërgimtar, i cili, e shijoi jetën e idhët të mërgimtar gjer në palcë. I kaloi 24 vjet i përmalluar për vendlindjen, familjen dhe atdheun, e kurrë nuk i harroi. Ai këtë mall e përjetësoi në veprën e tij “Tingujt e zemrës”, e cila vepër po e dritën e botimit në atdheun e lirë”. Kjo vepër poetike është një “tufë” poezish lirike, të vargje reflektojnë për prirjet e fuqishme të poetit, i cili, ndonëse i ri, poezia është vokacion i parë i tingujve të zemrës. Poezia e autorit ka artikulim të lehtë. Është plot pasion. Ka zë artikulues joshës. Është poezi që shprehet me anë të vargjeve, të cilat burojnë nga thellësia e zemrës. Kjo është dashuria platonike e poetit mërgimtar, e cila dashuri shprehet nga zemra e tij për ta parë e dashur atdheun e lirë, pa vuajtje të njerëzve atdhedashës”. Ajo tha edhe këtë se, “Arben Kurteshi është i lindur në Gjilan më 19 maj të vitit 1972. Shkollën fillore dhe atë të mesmen, Gjimnazin, drejtimi i mjekësisë, në Gjilan. Më 1991 migroi në Zvicër, ku edhe vazhdoi shkollimin në Kolegjin Akademik “Akademie Gesellschaft” në Zyrih, drejtimi Ekonomi e Ndërmarrjeve. Arbeni është njohës i mirë i disa gjuhëve, s: gjermane, angleze dhe frënge. Përveç punës profesionale, ai merret edhe me shkrime etj. Kryesisht shkruan poezi. Tash jeton në Cyrih të Zvicrës”.

Ndërsa, mr. Sadri Daku, profesor, në vlerësimin e tij me titull: “Ëndërrimet, malli dhe dëshirat për Atdheun në veprën ”Tingujt e zemrës të Arben Kurteshit”, ai, pos tjerash, ka shtuar se, ky reflektim vjen nga malli i zhuritur i poetit për ta parë atdheun e lirë, vendlindjen e dashur me njerëzit e urtë e punëtorë. Autori ka dhembjet për njerëzit që ikin nga vendlindja dhe atdheu i dashur e i shtrenjtë. “Në këtë rrafsh poetik janë domosdoshmërisht të pranishme edhe ngjyrat e identitetit tonë. E kuqja dhe e Zeza që shpesh herë dhe domosdoshmërisht janë “stoli”, gjallëri dhe përtej kësaj, janë edhe identiteti ynë i përjetshëm. Autori, Arben Kurteshi është një misionar dhe vizionar për të ardhmen. Ai (autori) shpreson që një ditë të shkrihen këta kufinj të dëshpërimit për shqiptarët. Ja si shprehet në disa vargje të poezisë së tij me titull: “Toka jonë”: “Kur vjen ajo ditë/ Ta shoh të lirë/ vendin tim? (f.3). Poezia “Vendi im”është këndim lirik i poetit që e përshkuan vendin dhe shtetin nga vjen autori. Kjo poezi na përkujton shumë poetë tanë të Rilindjes, të cilët, nëpërmjet vargjeve e veprave të tjera letrare, identifikoheshin me vendin, atdheun e tyre, Shqipërinë MËMË. Poashtu edhe këtu poeti identifikohet me vendin e tij, Kosovën.

Poeti i veprës “Tingujt e zemrës” rrëfen në vargje se aty e ka edhe Nënën, që është pjesa më e dashur e tij. Në anën tjetër, poeti e përshkruan natyrën e Kosovës. Dëshira e tij është që Kosova të përparojë e të rimëkëmbet, e jo të vuajë si më parë nën okupimin e huaj. Ja si këndon poeti në poezinë “Vendi im”: “Kosovë quhet vendi im/ Aty ku edhe kam/ shumë besim./ Kosova është vendi im” (f.6). Këto tri vargje na kujtojnë Naimin e madh dhe dëshirat e tij për shqiptarët dhe Shqipërinë natyrale. Ky mall e ka prekur dhe ka ndikuar edhe në shpirtin dhe trurin e poetit. Poezia e tij: “Vendlindja”, rrëfen qartë kurbetin dhe mallin e kurbetçarit për ta parë e qarë hallet miqve dhe të familjarëve, e poeti, shton: “Vera gumëzhin/ Sa shumë mërgimtarë/ Përqafojnë familjen/ Kohë të gjatë s’janë parë. (f.7). Po ashtu, te poezia “Lot gëzimi”, poeti loton për ta parë Kosovën e bukur, ashtu si nuse e re, e cila e hijeshon botën me njerëzit e saj. Vargu i poetik, ia thotë: “O qiell i kaltër/ Na jep forcë në shpirt/ Ta ndërtojmë këtë vend/ Të shohim pakëz dritë”(f.11). Kjo poezi të përkujton vargjet e Naimit e poetëve të tjerë rilindas. Ndikohet edhe nga poezitë e Luigj Gurakuqit, i cili shkroi poezi për stinët e vitit. E, poeti, Arben Kurteshi, shton në vargje: “Unë jam e bukur/ Plot ngjyra-ngjyra/ Kur të vij unë/ Bleron natyra” (f.54).

Prof. Shefik Shkodra, recensent i veprës, tha se, ky djalosh i ri, që vjen nga Zvicra për ta promovuar veprën e tij në Kosovë, e jo atje larg ku jeton e punon, sigurisht e ka shtyrë dashuria e madhe për ta parë familjen, vendlindjen e Kosovën e lirë. “Vepra “Tingujt e zemrës” është vepra e parë lirike e Arben Kurteshit, punëtor në botën e jashtme. Si fillestar, ky djalë më bëri përshtypje për përparimin e tij në vargimin e fjalë së shkruar. Motivet e kësaj vepre poetike janë nga ndikimet e drejtpërdrejta të jetës: përkushtimi është shfaqur për vendlindjen, për prindërit, për gjendjen sociale – politike; për atdheun, për fëmijërinë etj. Janë poezi të një stili të hapur si zakonisht për fillestarët. Më mban shpresa se, ky i ri gjilanas, por që jeton në Zvicër, në të ardhmen e afërme do të ketë suksese në krijimtari letrare. Unë shpresoj dhe, një ditë prej ditëve të ardhme, ai do të jetë një krijues i suksesshëm…”

Në fund autori i veprës, Arben Kurteshi, tha se, e kam pak si vështirë të flas tjetër, nga ato fjalë të ngrohta që lexuan parafolësit e mi, sepse ishte një vlerësim profesional i tyre. “Unë si mërgimtar, tash e 24 vjet, jetova në vend të huaj, Zvicër. Jam djegur e përvëluar larg familjes, larg vendlindjes e atdheut tim tash të lirë. Dihet se, ky mall i mërgimtarit është mall e dhembje që del nga thellësia e shpirtit. Pra, poezia ime është vaj i margaritarit, e cila shënon “ngjarje” të dhimbshme e të përjetuara të njerëzve që jetojnë e punojnë larg atdheut e vendlindjes”.

Në fund të kësaj ngjarje kulturore, autori tha se, jam shumë i kënaqur me vlerësimet e parafolësve të mi, të cilët, më dhanë nxitje për ta dashur edhe më fort artin poetik. “Unë poezinë e dua shumë, sepse ajo më flë në shpirt e zemër. Andaj, më lejoni të shtoj edhe këtë se, shkëndijat e mia të para për të hartuar poezi, vezulluan para një viti, në kohë të tetorit. Ikja e shqiptarëve, veçmas e të rinjve në mënyrë masive, kjo “qasje” ma krijoi dhembjen në shpirt për popullin tim. Ju falënderoj shumë për pjesëmarrje në përurimin e veprës sime…!

Mobi Casa

Kjo analizë është shkruar në vitin 2015, nga ish arsimtari im i dashur u gjuhës shqip (tash fatkeqësisht i ndjerë) për librin tim të parë „TINGUJT E ZEMRËS“.

Nga poeti dhe pena e artë, Dedë Deda

Është hera e parë në jetën time që vlerësoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlerësim dhe respekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlerësim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhenj, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe penë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër.

Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zëri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin “TINGUJT E ZEMRËS”, ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezitë i ka krijuar nga mërgimi.

I PAMPOSHUR

Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.

Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.

Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.

Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gur,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.

Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përcjellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie,>>

             ****

Unë nuk jam poet i madh
Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria,
Jam i vogli kosovar,
Por shqip janë shkronjat e mia.

                 ***

Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhenj nga Shqipëria, ndërsa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare.
Ky autor meriton vërtetë një vlerësim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezitë e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shfaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheut.

ORKESTRA

Ka shumë kohë,
Që po mendoj,
Një orkestër
Të formoj,

Ti mbledh bijtë
Nga Shqipëria
Nga Kosova
E Malësia

Të këndojmë
Të gjithë bashkë
Siç kënduan
Ilirët e lashtë

Dhe kur së bashku të jemi
Me ata nga mërgimi
Këngës për bashkim do t’ia themi
Përherë nga gëzimi

Poeti Arben Kurteshi vazhdon akoma të shkruaj me poezitë e tija të mrekullueshëm, ky autor shfaqet shpeshherë me një tjetër poezi me titulli ATO NËNA, kur e lexova për herë të parë mishi i trupit më është rrëqethur, dhe e vërteta e atyre nënave që vuajtën dhe që na rritën me shumë sakrifica gjendet pikërisht në vargjet e autorit>>

ATO NËNA

Shumë më dhimbsen ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkonin
E në vend të abetares
Kapën draprin në arë t’punonin.

Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Laj, fshi e misër bluaj
Me njërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’magje gatuaj.

Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
Që rritën trima, e vetë vuaj
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj

Shumë prej tyre na kanë lënë
Disa të tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
Veç një nënë sa një mëhallë.

Shpirti i madh i këtij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar, ky autor me vargjet e tija është aq i mirëfilltë sa që rrëmben zemrat e lexuesit në çdo poezi apo thënie, me këtë rast dua të ju përcjell një tjetër poezi që shkruan për mërgimin që na ndau për së gjalli me nënën babanë vëllanë dhe motrën>>

KTHIMI I PAPRITUR

Herët në mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.

Syve s’u besoj
Në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz
Që vijnë në shtëpi.

Disa ishin plakur
Disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,
Këta janë bijtë e mi?!

Ne të lamë të re
E të gjetëm plakë
Të lutem për atë Perëndi
Na e fal këtë mëkat.

Ky autor vërtetë me ka çuditur, vargjet e tija tregojnë realitetin që po jetojmë, në vargjet e këtij autori kuptohet shumë qartë se çfarë kërkon zemra e tij e madhe, poeti Arben Kurteshi ka plot poezi të tjera, por unë shpreha ca prej tyre, dhe poezitë e tija ja kam lexuar që të gjitha, nuk besoj të kem harruar ndonjë poezi që ky autor ka shkuar, unë do të kisha shumë dëshirë ta njoh nga afër, shpresoj që një ditë do të takohem me këtë autor bashkë në një tavolinë, dhe të bisedojmë për shumë gjëra për letërsinë shqiptare. Me këtë rast po e mbylli me pak fjalë, i uroj nga zemra që pena e tij të arrijë majat.
Respekte të përzemërta nga miku juaj Dedë Deda.

Romani, ”Plisi” lexohet me një frymë i cili nuk është vetëm një dokument historikë, por shtjelluar jashtëzakonisht bukur dhe artistikisht, ku autori të le të kuptosh, që njeh mirë, qëndresën, mallin, dhimbjen, dashurinë e lotët e popullit shqiptarë.

Autori ka evidentuar dhe përcjellë diçka të re ne krijimtari e tij, të sjellë nga sirtari i kujtesës të gjenocidit serb.
Maska e frikës, që mbante ajo kohë, triumfi mbi jetën o vdekjen. Autori na le të kuptojmë se duhen ruajtur dhe trashëguar simbolet kombëtare, mendoj që surprizën të ja lëmë lexuesve, dhe kam përshtypjen jo vetëm që do pëlqehet shumë, por do dëshiroj ta lexojë për së dytën herë, këtë libër, sa i bukur aq edhe mbresëlënës.(Nga Lindita Kopliku Poete dhe prozatore).

SHB PROKULTPRESS, PRISHTINE

Librin e radhës PAK FILOZOFI, të shkrimtarit me qëndrim në Zvicër, z. Arben Kurteshit.
Ne vazhdim po paraqesim vështrimin për librin:
Ma. Sc. Fatmir Halimi
Prishtinë

VËSHTRIM RRETH LIBRIT PAK FILOZOFI TE SHKRIMTARIT ARBEN KURTESHI

Shkrimtari Arben Kurteshi deri me tani njihet si poet dhe shkrimtar me librat e tij Tingujt e zemrës dhe romanin e tij të fundit Plisi.
Libri Pak filozofi i autorit Kurteshi është një sprovë e madhe për të edhe në dimensionin e shkencës së filozofisë. Me këtë libër që shumë shpejt do të paraqitet para lexuesve Kurteshi dëshmon se ka njohuri të mjaftueshme edhe në këtë aspekt e sidomos në filozofinë ekonomike të shteteve më të zhvilluara të botës, siç janë Gjermania, Zvicra, Amerika, Japonia e vende të tjera.

Të gjitha këto njohuri dhe informacione për ekonominë i lidhë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Autori duke e analizuar situatën aktuale në Kosovë, ai vjen në disa përfundime për ekonominë tonë, ku me argumente i paraqet ngecjet e mos zhvillimit ekonomik. Përveç kësaj ai po ashtu me argumente tregon rrugën që duhet ndjekur institucionet tona për zhvillim dhe avancim të vendit duke marr si shembuj konkret vendet e ndryshme, që brenda dy dekadave kanë arrit sukses në zhvillim, siç ishte Gjermania e pasluftës së Dytë Botërore dhe disa vende afrikane.

Përveç temave të filozofisë ekonomike ai trajton edhe tema nga më të ndryshmet, siç janë: tema e atdhedashurisë, “Ku është zanafilla e lirisë?”, “A mund të ndodhë bashkimi kombëtar Kosovë – Shqipëri?”, tema politike, siç është “Qëndrimi ynë”, “Shansi i madh” e shumë të tjera.

E veçanta e librit Pak filozofi është se, secila temë është e shoqëruar me thënie të caktuara, të mendimtarëve të mëdhenj botërorë, si për shembull për temën “Ku është zanafilla e lirisë?”, kemi thëniet që pasojnë:
Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, më pas të luftojnë, në fund triumfon!
Mahatma Gandhi
Duhet të provosh të pamundurën për të arritur të mundshmen.
Hermann Hesse
Një komb që e mban një sy nga e kaluara është i mençur.
Një komb që i mban dy sytë nga e kaluara është i verbër.
Thënie Irlandeze.

Autori rregullimin dhe menaxhimin shtetëror e lidhë ngushtë edhe me parimet, doket dhe traditat e një nëne shqiptare, që ajo i përdor për të rritë fëmijën e vet, por edhe për ta mbajtur familjen përgjithësisht të shëndosh përball stuhive të mëdha që mund të has gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit. Të gjitha këto ide dhe mendime autori i paraqet te tema “Nënat”, ku edhe për ketë temë ka disa thënie siç janë;
Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të njohë.
Johan Pestalozzi
Zemra e nënës është si klasa mësimore e fëmijës.
Henry Ward Beecher

Libri Pak filozofi i A. Kurteshit është një libër i veçantë për letërsinë dhe publicistikën tonë sot. Ky libër edhe për nga forma e jashtme është një libër i brishtë, pasi që nuk është në përmasat standarde të librave, por anon më shumë si një libër xhepi që për lexuesit e sotëm është shumë praktik për tu lexuar në çdo rrethanë që ata gjenden.
Autorit i urojmë shumë suksese dhe prurje të reja në letrat shqipe./rajonipress/