29 vjeçari shqiptar me vendbanim në Zvicër humb jetën në një aksident në Gjermani
Një i ri shqiptar me vendbanim në Zvicër ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Lajmi është dhënë nga familjarët derisa bëhet fjalë për ngjarje tragjike e cila ka ndodhur më 11 gusht.
Sipas njoftimit varrimi 29-vjeçarit, Liridon Zeneli, do të bëhet të premten më 16 gusht, në varrezat e Eichbuhl në Altstetten në Zurich. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 09:00.