ARKATANA

Mërgimtarët po e gjallërojnë jetën në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me lehtësimin e masave ka filluar edhe ardhja e mërgimtarëve nga vendet e ndryshme të Evropës. Si gjithmonë ata i japin fuqi dhe gjallëri jetës në shumë sfera.

Pas lehtësimit të masave anticovid shumë nga mërgimtarët ia kanë mësyrë familjeve të tyre për tu çmallur me të dashurit e tyre. Pandemia ka ndarë për një kohë të gjatë familje të tëra që në muajt e verës frekuentojnë vendlindjet e tyre.

Enveri një 45 vjeçar që jeton në Zvicër thotë se ka ardhur me shumë dëshirë tek familja e tij. “U bë një kohë e gjatë dhe u mërzitëm të dyja palët. Dashtë zoti e të kalojë kjo e keqe që e kaploi krejt njerëzimin”.

GRANDEMALL

Shumica e mërgimtarëve vijën edhe me punët e tyre që lidhen me traditat shqiptare si dasmat e gazmendet tjera familjare.

Argjendi një 52 vjeçar që jeton dhe punon në Gjermani thotë se kishte dy vite pa takuar familjen. “Ishin momente të rënda por duhej patjetër respektuar masat. Familjarët edhe pse na kanë kuptuar megjithatë ne kemi ndjerë mungesë ekstreme sidomos të prindërve” u shpreh Argjendi.

Ndryshe në dyqanet e Gjilanit thonë se ka nisur të ngjallet edhe shitja. “Po ka shitje më shumë dhe po vërehet menjëherë ardhja e mërgimtarëve” tha një shitës i dyqaneve tradicionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.