FITORJA

Mërgimtarët bëjnë me shtëpi të re familjen Bajrami

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Mërgimtarët në Zvicër në qytetin Kreuzlingen janë organizuar dhe kanë ndihmuar në vlerë të mbi 17 mijë eurove duke i ndërtuar shtëpinë familjes së Adil Bajramit nga Llabjani.

Familja e Adil Bajramit nga Llabjani është gëzuar të shtunën pasi falë ndihmës së mërgimtarëve tanë në qytetin Kreuzlingen është bërë me shtëpi të re. Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë edhe kryetari i Artanës Bajrush Ymeri i cili i ka falënderuar mërgimtarët tanë në Zvicër të cilët kanë zgjedhur një familje në Artanë për t`ia ndërtuar shtëpinë e re.

Ymeri tha se kontributi i mërgimtarëve gjithmonë është i mirëseardhur derisa ka falënderuar xhaminë ,,Hëna e re ’’ në Kreuzlingen, Qendra Shqiptare për Kulturë dhe integrim. Grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë së familjes Bajrami është mundësuar falë një koncerti ku janë kyçur edhe Ansambli ,,Vatra”
, SH.K.A,, Sharri’’ , “SH.K.A ,,Dielli’’, SH.K.I ,,Rinia” , Grupi Teatral ,,Aktrimi’’, grupi organizativ: Ragip Avdyli, Kadrush Myrtaj, Avni Avdyli, Selatin Bytyqi, Bexhet Berisha, Bejtush Kastrati, Lumni Avdyli dhe Rexhep Myrtaj.

UBT

Ymeri ka falënderuar edhe këngëtarin e mirënjohur Mentor Mushkolaj i cili dha kontribut të madh me këngët e tij në koncertin humanitar dedikuar ndërtimit të shtëpisë.

Adil Bajrami ndërkaq nuk ka mundur të fshehë gëzimin. “Për mua është një dhuratë e çmuar sepse kam jetuar në kushte të rënda dhe të papërshtatshme për jetesë” tha Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.