Mërgim Mavraj i hidhëruar me Kosovën, kjo është arsyeja
Mërgim Mavraj ka thënë se Ilir Azemi ka merituar që të ishte në fushën e lojës në miqësoren me Shqipërinë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është shprehur tejet i zhgënjyer që përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka ftuar sulmuesin kosovar Ilir Azemin për miqësoren me Shqipërinë.
“Jam i bindur që të paktën, fanellën e Kosovës Iliri e meriton”, kishte shkruar Mavraj në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Mavrajt në Facebook:
“Ilir Azemi e meriton me patjetër të ishte në fushën e lojës në këtë miqësore. Madje, do kisha dashur më tepër të ishte Iliri në fushën e lojës, edhe më shumë sesa të isha vetë aty në këtë takim. Iliri meriton vlerësim të paktën duhet të vlerësohet nga njerëzit e vendit tonë, sepse nga ata ku jetojm dhe punojm nuk e presin dhe aq! Jam i bindur që të paktën, fanellën e Kosovës Iliri e meriton!”, ka shkruar Mavraj. /Express/


