ARKATANA

Memli Krasniqi: Kurti krejt përgjegjësine e ka për këtë situatë ku ndodhet Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përgjegjësinë për krejt situatën në të cilën është Kosova.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se ”Kurti po prish raportet strategjike me vendet aleate”.

Krasniqi ka dekalruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, por tha se refuzon kategorikisht ta formojë një qeveri të re me këtë legjislaturë.

GRANDEMALL

”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar po ashtu se ”ushtria digjitale e Albin Kurtit“, u mundua që edhe Bill Clintonin ta paraqesë si “njeri i shitur”.

“Nuk është normale me u ndjeh njerëzit keq që janë me Amerikën. Dje militantët dëshironin me relativizu Bill Clintonin duke e paraqitur si njeri të shitur, ai është hero i gjallë”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.