Mehmeti: Zyra për informim është privatizuar?

Gjilan – Arben Mehmeti thotë se zyra për informim e komunës nuk është në funksion të mandatit statutar që ka sepse ajo kryekëput është privatizuar dhe vetëm emri i mungon që të legalizohet me statut dhe të quhet zyra e dezinformimit dhe se i nevojitet edhe ndonjë hapë procedural në drejtorin e pronës “pronarit” të kësaj zyreje që të bëhet edhe “pronar” i ligjshëm i asaj hapësire dhe të përdoret sipas shijes, dëshirës dhe qëllimit të tij personal.
Arben Mehmeti këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së nuk është hera e parë që kritikon zyrën për informim të Kuvendit Komunal. Madje në konferencën e fundit Mehmeti zyrën e informimit e krahasojë me Koren e veriut.
Mehmeti mendon se zyra e informimit po keqpërdoret edhe për çështje private duke tejkaluar kompetencat e saja. Ai thotë se ajo zyre është burim ku prodhohen të pavërtetat , shpifjet dhe ofendimet ndaj zyrtarëve të ndryshëm komunal dhe politik që vendin në institucione e kanë fituar me vullnet qytetar dhe në mënyrë të ligjshme dhe se edhe ata e kanë pjesën e vet të përgjegjësisë ligjore dhe statutare dhe poashtu kjo zyre ka obligim që edhe për këtë pjesë të zyrtarëve të informojë porse “pushimi disavjeçar i pronarit” të kësaj zyreje në kohën e LDK-së afro shtatë vite i ka dhënë energji, shtytje, motiv dhe qëllim që çdo gjë që lason kjo zyre është në frymën “fashiste” ndaj LDK-së dhe zyrtarëve të saj dhe vetëm në këtë formë plotësohen apetitet dhe sikur e përballon më lehtë kohën kur ka qenë “në fshat” dhe kur nga TV ka shikuar punën e asaj qeverisje dhe se vetëm me këtë qellim “fashist” ky “pronari” i kësaj zyreje mendon se është në shërbim të mandatit që ka e që me vetëdije i shkel normat ligjore dhe statutin komunal.
Sipas Mehmetit elementi kryesor bazë i funksionimit të kësaj zyreje është “diktati” ndaj të gjithë zyrtarëve duke përfshirë edhe drejtorët komunal që janë mbi këtë zyrë dhe se ata duhet të përgjigjen në shqetësime dhe adresime të ndryshme nga grupe të ndryshme politike dhe qytetare, por se një mandat të tillë statutar nuk e lejon “pronari” i kësaj zyreje dhe rasti i fundit kur avokati komunal që është institucion mbi këtë zyre nuk guxon të flas , si mund të quhet ndryshe pos instalim i një mandati diktatorial të kësaj zyreje dhe të pronarit të saj.
“Nëse e marrim dhe shikojmë me vëmendje raportin financiar të viteve të kaluara dhe 2102 shihet se kjo zyrë është mjaft “dorëlirë” në harxhimin e taksave të qytetarëve që si buxhet e harxhon kjo zyrë në emër të kërkesave të ndryshme për të cilin shpenzim LDK nuk do të harrojë ta shikojë dhe analizojë si është shpenzuar dhe të adresojë në organet kompetente të mbrojtjes së ligjshmërisë nëse vërehen shkelje ligjore” sqaron Mehmeti.
Në fund me ironi Mehmeti tha se nëse i marrim për bazë këto fakte që i thamë më lartë del se kjo zyre bile i kalon përmasat e sistemit korean të punës./ rajonipress/