Mehmeti: Zhegra mund të mbijetoj financiarisht

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arben Mehmeti nga LDK-ja thotë se shumë ma mirë se disa komuna të vogla, Zhegra mund të mbijetoj edhe në aspekt financiar. Por Mehmeti thotë se këshilli që është formuar do të duhet ta bëjë një elaborat profesional në lidhje me atë se a i plotëson kriteret kryesore që ky rajon të kaloj në një nivel më të lartë të organizimit institucional.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së tha per rajonipress se Zhegra mund të mbijetojë financiarisht nëse shpallet komunë. “Mendoj se si ide është e mirë, sepse ofrimi i shërbimeve sa ma afër qytetarëve është një nga objektivat e shteteve më të zhvilluara dhe që në fokus kanë mirëqenien e qytetarit. Në rastin e Zhegrës LDK-ja ka qenë prijatare e këtij synimi dhe ka pasur edhe veprime konkrete në këtë synim të banorëve të kësaj ane”.

Mehmeti thotë se në fund të fundit nëse komuna e Mamushes dhe disa komuna të vogla të krijuara tashmë sipas pakos se Ahtisarit, janë model i mirë i kësaj forme të qeverisjes atëherë pse nuk mund të ketë të drejte ta realizoj edhe Zhegra me rrethinë, që besoj shumë ma mirë se disa komuna të vogla mund të mbijetoj edhe në aspekt financiar.

“Ndërsa këshilli që është formuar mendoj se do të duhet ta bëjë një elaborat profesional në lidhje me at se a i plotëson kriteret kryesore që ky rajon të kaloj në një nivel më të lartë të organizimit institucional”.

Eco Higjiena

Sipas Mehmetit duhet edhe një bashkërendim i angazhimeve të të gjithë faktorëve relevant duke përfshi komunën e Gjilanit , Qeverinë e Kosovës dhe subjektet relevante politike në vend, me qëllim që të ketë një synim ma serioz në këtë drejtim.

Mehmeti mendon se me krijimin e këshillit ky rajon është në një rrezik permanent nga anashkalimi edhe më i madh nga komuna dhe qeveria sa i përket investimeve kapitale në këtë pjesë si një kundërveprim institucional ndaj tendencës se këtij rajoni për komunë sepse pushtetit aktual nuk i konvenon kjo situatë e re institucionale.

Mehmeti mendon se edhe ashtu ky rajon është lanë shumë anash dhe nëse e bëjmë një vlerësim të situatës konkrete atëherë mund të mbizotëroj qëndrimi se ma shumë fiton se sa humbë realizimi i këtij qëllimi , vetëm se do të duhej që në mënyre të argumentuar të shtrohen argumentet që dominojnë arsyen e këtij synimi.

“LDK, do ta mbështes aq sa ka fuqi me veprime konkrete qoftë në atë rajonal, por edhe në nivelin lokal dhe qendror” tha Mehmeti./rajonipress/