FITORJA

Mehmeti: Universiteti i Gjilanit projekt elektoral dhe politik?

/ 5 minuta lexim
HW

Gjilan – Arben Mehmeti tha se shpresojmë se nuk do të vazhdohet në të njëjtën formë që të hapet edhe ndonjë degë dhe në këtë formë në aspekt kozmetikë të proklamohet dhe prehen shirita se kinse u hapë Universiteti Publik i Gjilanit. Kjo qeveri ka mashtruar qytetarët Gjilanas, projektet që i ka vizituar shpesh kryeministri dhe i ka marrë si projekte personale tashmë janë të dështuara tha ai.

Ende pa filluar punën Universiteti i Gjilanit opozita qysh në start ka filluar të dyshojë në funksionimin e tij . LDK-ja në Gjilan madje mendon se ky universitet më tepër është projekt elektoral e politik.

Arben Mehmeti këshilltar komunal nga LDK dhe sekretar i këtij subjekti politik thotë se emërtimi i këtij universiteti nuk duhet të jetë politik , por se akademik dhe se emërtimi duhet të lehet për ndonjë kohë tjetër atëherë kur të fillojë punën ky universitet me kapacitete të plota në të kundërtën ky projekt konsiderohet elektoral dhe politik thotë Arben Mehmeti.

“Universiteti i proklamuar i Gjilanit i cili thuhet se do të fillojë punën në këtë vit, mendoj se duhet të merret me jo fortë shumë optimizëm me faktin se kjo qeveri ka dështuar të ofrojë para qytetarëve atë çka u premton e posaçërisht qytetarëve të komunës së Gjilanit, nuk është kohë e gjatë kur ishte deklaruar publikisht nga këta qeveritar qendrorë dhe lokalë se vitin akademik 2012 , Gjilani do të jetë me universitet publik dhe kjo nuk ndodhi përkundrazi u tentuan të mashtrohen qytetarët gjilanas dhe të regjionit me zbatimin e disa programeve dhe hapjen e dy degëve në Gjilan, por se universitet me dy degë dyshojë se ka epitetin dhe mund të quhet universitet publik në kuptimin e normave që duhen të plotësohen në kuptimin akademik” ka sqaruar Mehmeti.

Mehmeti tha se shpresojmë se nuk do të vazhdohet në të njëjtën formë që të hapet edhe ndonjë degë dhe në këtë formë në aspekt kozmetikë të proklamohet dhe prehen shirita se kinse u hapë Universiteti Publik i Gjilanit. “Kjo qeveri ka mashtruar qytetarët Gjilanas, projektet që i ka vizituar shpesh kryeministri dhe i ka marrë si projekte personale tashmë janë të dështuara. Dhe në kohën kur kemi hyrë në një vit elektoral lokalë mund të presim edhe shumë premtime nga kjo qeveri, dhe nuk është për tu habitur nëse do të ketë riaktualizim të projektit të hekurudhës për Gjilanin si metodë për të tërhequr votuesit dhe votat nga Gjilani, dhe ato të keqpërdoren respektivisht të kapitalizohen në zonat tjera të Kosovës nga vinë pushtetarët e nivelit qendrorë dhe nga ajo që u pa deri tash në këto dy degë shihet se dominojnë kuadrot universitare jashtë rajonit të Gjilanit që është edhe një sinjal jo i mirë se kjo qeveri nuk lë hapësirë as në këtë segment të krijimit të hapësirës akademike për kuadrot e rajonit tonë” tha Mehmeti.

HW

Mehmeti tha se nga ekipi që është formuar dhe që quhet nismëtar për themelim të universitetit publik të Gjilanit shihet se është një joseriozitet jashtëzakonisht i madh dhe imazh jo fortë i mirë për të trajtuar këtë projekt të nivelit nacional dhe serioz, me vetë faktin që në këtë këshillë nuk janë njerëzit që janë themelues të institucioneve lokale të pas luftës në Gjilan, njerëzit e shkencës të rajonit të Anamoravës duke përfshi akademikë dhe profesor të ndryshëm universitar që ka rajoni ynë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Kosovës lindore sepse ky universitet do të ju shërbej në masë të madhe edhe atyre qytetarëve të pjesës tjetër shqiptare.

Sipas Mehmetit një ekip i përbërë nga katër njerëz tre nga të cilët janë nga i njëjti fshatë, fshatë që edhe drejtorin e shkollës fillore nuk e ka nga ai fshatë sepse është trajtuar po nga kjo qeverisje se nuk ka kuadro të këtij niveli e zbehë në masë të madhe qëllimin dhe misionin që ka marrë mbi vete ky këshill nismëtar.

“Prandaj do të ishte mirë të rikomponohet ky këshillë me kategorinë e atyre njerëzve që i thamë më lartë si dhe duke përfshi edhe shoqërinë civile dhe kuadro të dëshmuara të Gjilanit, dhe vetëm një ekip i komponuar në këtë formë i kompletuar sipas kësaj formule mund të marrë këtë mision dhe që mund të quhet i mundshëm, në të kundërtën kemi të bëjmë me një rrezik të implementimit të këtij projekti dhe zbehë këtë qëllim dhe konsiderohet i një niveli të ulët me përmasa të një fshati ky projekt që do të duhej të jetë i nivelit më të lartë nacional” tha Mehmeti.

“Dhe poashtu emërtimi i këtij universiteti nuk duhet të jetë politik , por se akademik dhe se emërtimi duhet të lehet për ndonjë kohë tjetër atëherë kur të fillojë punën ky universitet me kapacitete të plota në të kundërtën ky projekt konsiderohet elektoral dhe politik” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.