Fundamenti

Mehmeti kërkon rritje të taksave për kafiteritë që gjenden afër shkollave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Arben Mehmeti këshilltar komunal nga radhët e LDK-së ka kërkuar nga Lutfi Haziri që të caktohet një taks më e lartë për kafiteritë që gjenden afër kompleksit të shkollave fillore dhe të mesme. Po ju propozojë që të shikoni mundësin që përmes kësaj rregullore të ndikoni që për kafeteritë që gjenden në afërsi të shkollave fillore, të mesme dhe fakulteteve të ju parashihet një taksë pak më specifike dhe që mendoj se nuk duhet të jetë e ulët ka shkruar Mehmeti.

“Duke pasur parasysh se jemi aktualisht në fazën e nxjerrjes së rregullores që ka të bëjë me përcaktimin e taksave, ngarkesave dhe gjobave komunale dhe duke parë se ende nuk është aprovuar në kuvendë komunalë mendoj se do të ishte me rëndësi që të kemi edhe disa veprime që mund të ndikojnë në mirëqenien më të mirë të qytetarëve të komunës së Gjilanit respektivisht nxënësve dhe studentëve, dhe duke pasur parasysh këtë interes qytetarë po ju propozojë që të shikoni mundësin që përmes kësaj rregullore të ndikoni që për kafeteritë që gjenden në afërsi të shkollave fillore, të mesme dhe fakulteteve të ju parashihet një taksë pak më specifike dhe që mendoj se nuk duhet të jetë e ulët”. Kështu i është drejtuar Arben Mehmeti kreut të Komunës Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Mehmeti ka thënë se aktualisht është problem evidentë çështja e kafiterive në afërsi të hapësirave të shkollave dhe kjo direkt ndikon në edukim jo të mirë të brezave të rinj, andaj ne si komunë kemi obligim të kujdesemi që ato hapësira ku funksionojnë shkollat t`i kufizojmë nga bizneset për përfitime personale që mund të cenojnë interesin vitalë të shoqërisë- brezin e ri.

“Dhe se përmes kësaj forme të taksimit specifik të këtij lloji të biznesit të ndikojmë që hapësirat për rreth shkollave të kontrollohen dhe kufizohen më shumë së paku përmes kësaj forme” mendon Mehmeti./rajonipress/