Eko Higjiena

Mehmeti: Drejtorët e shkollave të ndalin bizneset për përfitime personale

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aktualisht kanë filluar me të madhe të vinë ankesa nga më të ndryshmet në lidhje me menaxhimin jo të mirë të shkollave nga drejtorët e shkollave në çështje të ndryshme që mund të lidhen me interesa personale. Prandaj për të rregulluar këtë çështje në mënyrën më të mirë do të ishte mirë nga drejtoria e Arsimit që të anulojë të gjitha këto procese të deritanishme dhe që kjo përgjegjësi të jetë e drejtorisë komunale të Arsimit, dhe se drejtoria në mënyrën më të mirë të rregullojë këtë çështje përmes procedurave të hapura të konkurrimit dhe të fitojnë operatorët të cilët janë më të mirë në këtë fushë thotë Arben Mehmeti këshilltar komunal.

Arben Mehmeti këshilltar komunal nga radhët e LDK-së thotë se aktualisht si duket shkollat janë në fazën e përcaktimit të kontraktimit të fotografimit të nxënësve me rastin e përfundimit të vitit shkollorë i cili është në prag dhe për këtë ka ankesa në këtë drejtim që këto procese nuk janë ka ecin mirë dhe se si duket tashmë ky proces po shkakton telashe në raportet e bizneseve që merren me të njëjtën veprimtari.

“Prandaj për të rregulluar këtë çështje në mënyrën më të mirë do të ishte mirë nga drejtoria e Arsimit që të anulojë të gjitha këto procese të deritanishme dhe që kjo përgjegjësi të jetë e drejtorisë komunale të Arsimit, dhe se drejtoria në mënyrën më të mirë të rregullojë këtë çështje përmes procedurave të hapura të konkurrimit dhe të fitojnë operatorët të cilët janë më të mirë në këtë fushë” thotë Mehmeti.

Mehemti thotë se Drejtoria e Arsimit duhet ta krijojë një mekanizëm në nivel të drejtorisë që do ta menaxhojë këtë proces dhe jo t`i lehet hapësira drejtorëve të shkollave që të jenë bartës të këtyre proceseve,sepse mund të rezultojë me ndonjë parregullsi në këtë aspekt dhe përgjegjësia do t`i takojë përveç drejtorit të shkollës edhe drejtorisë komunale të arsimit. “Prandaj Drejtoria e Arsimit nuk duhet të qëndrojë pasivë në këtë drejtim por se të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë si drejtori dhe duhet të përjashtojnë praktikat e kaluara që kanë mundësuar që këto procese të përkthehen në interesa personale të atyre që janë në krye të shkollave”.

Eco Higjiena

Sipas Mehmetit pa asnjë hezitim drejtoria e arsimit urgjentisht duhet të anulojë të gjitha këto procese të deritanishme dhe të fillojë nga fillimi që përmes një procesi të hapur të rregullojë në mënyrën më të mirë çështjen e kontraktimit të bizneseve që merren me fotografim të nxënësve, dhe poashtu në këtë aspekt të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë edhe faqja zyrtare e komunës së Gjilanit.

“Poashtu do të ishte mirë që nga kryetari i komunës të urdhërohet auditimi i brendshëm për këtë proces me qëllim të konstatimit se a ka pasur shkelje ligjorë në këtë çështje dhe se a është kjo përgjegjësi e drejtorisë së arsimit apo e departamentit të prokurimit. Gjithashtu përmes këtij procesi të auditimit të publikohen edhe kontraktimet që kanë qenë në të kaluarën në lidhje me këtë çështje nga shkollat”.

Mehmeti mendon se përfundimisht do të ishte mirë që çështja e proceseve të menaxhimit të punëve sa i përket fotografimit të nxënësve dhe ekskursioneve të jetë përgjegjësi ekskluzive e drejtorisë komunale të arsimit me qëllim që të mos ketë praktika negative si në të kaluarën sepse fundja drejtoria komunale e arsimit është përgjegjëse edhe at herë kur nuk vepron në rast se problemet janë të arsimit./rajonipress/