Mehës i ka mbetur hatri në De Biasin që nuk e ftoi në Kosovë
Alban Meha po vazhdon të shkëlqejë me gola në kampionatin turk me Konyasporin dhe në këtë mënyrë po mundohet t’ia bëjë me dije Gianni De Biasit se padrejtësisht nuk po i beson vend në Kombëtaren Shqiptare.
Futbollisti kosovar ka thënë për “Panorama Sport” se i ka mbetur merak që nuk u ftua nga përzgjedhësi i Shqipërisë në miqësoren në Kosovë. “Kisha dëshirë të ftohesha në Kosovë mbi të gjitha për ta dëshmuar veten. Do të më pëlqente edhe një bisedë me trajnerin për të më treguar se pse nuk isha në Kombëtare në këto dy ndeshjet e fundit”, ka deklaruar Meha.
“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe që ta humb vendin. De Biasi nuk më ka kontaktuar. Po ashtu, ai nuk vjen për të më parë në paraqitjet e mia në Turqi”, ka theksuar Meha i zhgënjyer./Zëri/


