Eko Higjiena

Meha nuk i mbyll dyert Kosovës: Ndoshta një ditë…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alban Meha është njeriu i momentit jo vetëm te Paderborni, por edhe në ambientin e Bundesligës II gjermane. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer me lojën dhe golat spektakolarë, ndaj edhe vëmendja e gazetarëve karshi tij nuk ka munguar.

Në një të tillë, portali “5vier.de” ka publikuar një intervistë të gjatë të Mehës, duke prekur jo vetëm karrierën në Gjermani, por edhe grumbullimin e parë me Shqipërinë, si dhe mundësinë e përfaqësimit me fanellën e Kosovës, në një të ardhme të afërt.

Në lidhje me sekretin e goditjeve të dënimit Alban Meha është shprehur: “Sigurisht që të duhet të kesh edhe pak talent në këto gjëra, pasi jo të gjithë për shembull mund të jenë si Lionel Messi. Por, më duhet ta pranoj se kam qenë gjithnjë i çmenduar pas goditjeve të dënimit dhe jam stërvitur shumë që në fillimet e mia në futboll për këto goditje. Në ato kohëra kam ndjekur me shumë vëmendje në televizion edhe mënyrat sesi lojtarë të mëdhenj arrinin të shënonin duke gjuajtur goditje të tilla standarde. Natyrisht që kam bërë edhe shumë stërvitje, ndaj këshilla ime është që të ndjekësh talentin dhe të punosh fort për ta përmirësuar”.

FIDANISHTJA

Kur vjen puna te Kosova, vendi i tij i origjinës, mesfushori i Kombëtares shqiptare shprehet se ka një raport shumë të mirë me të afërmit që jetojnë ende atje, edhe pse familja e tij jeton në Stuttgart.

“Unë kam ardhur në Gjermani kur isha 5 vjeç së bashku me prindërit dhe kam jetuar në Stuttgart. Prindërit e mi jetojnë ende në atë qytet, por kam edhe shumë të afërm që jetojnë në Kosovë. Sakaq, me të gjithë kam një raport shumë të mirë”.

Dhe në fund Meha nuk e mohon mundësinë që një ditë të veshë edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës: “Derisa të vijë ajo ditë, do duhet edhe shumë kohë. Unë jam 28 vjeç dhe nuk e di se sa kohë do të luaj. Thënë këtë, nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë vendimin përfundimtar do ta marr i konsultuar edhe me familjen time”.