Mobi Casa

Meha, lojtari më i mirë i stinorit në Bundesliga 2

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Alban Meha ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të stinorit në Bundesligën 2 gjermane, sipas sondazhit nga ‘liga2-online.de’.

Snajperisti nga Mitrovica, Alban Meha, e ka fituar një epitet tejet të ҫmuar për stinorin fantastik që pati me Paderbornin.

Meha është zgjedhur lojtari më i mirë i stinorit në Bundesligën 2 gjermane, duke qenë njeriu kryesor i Paderbornit në inkuadrimin në Bundesligë.

UBT

Një epitet të tillë, Mehës ia dha portal ‘liga2-online.de’ pas një sondazhi të organizuar me tifozë.

Meha mori 53 % të votive të përgjithshme, për t’u shpallur më i miri.