Medon Berisha ka një dëshirë për vitin e ri: Pa lëndime, të lutem!
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Lecce-s, përmes rrjeteve sociale ka uruar Vitin e Ri 2025.
Ai ka edhe një dëshirë, që në vitin 2025 të mos ketë lëndime, shkruan Indeksonline
“Urime viti i ri. Pa lëndime të lutem”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale
Vetëm brenda këtij sezoni, Berisha është lënduar dy herë dhe në ndeshjen e fundit mungoi pikërisht për shkak të një problemi me muskujt./Indeksonline/