Mediat në Norvegji, e quajnë norvegjez Bersant Celinën
Edhe pse s’ka më shumë që dy javë që Bersant Celina konfirmoi se do të jetë vetëm i Përfaqësueses së Kosovës, media në Norvegji vazhdojnë të mos pajtohen me këtë fakt.
Media e njohur norvegjeze “dagbladet.no”, duke raportuar për ftesën që Manuel Pellegrini ia ka bërë Celinat për ndeshjen me Juventusin, e bëjnë norvegjez talentin nga qyteti i Prizrenit.
“Talenti norvegjez në skuadrën e Cityt kundër Juventusit”, shkruan media e njohur norvegjeze.
Përndryshe Celina në ndeshjen e fundit me Kosovën, ka arritur t’i shënojë Shqipërisë, në barazimin 2:2./Indeksonline/


