Fundamenti

Mediat belge: Messi i Kosovës në Standard Liege?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mediat belge i thurin elozhe talentit të Prishtinës, Edon Zhegrova. 15-vjeçari i cili po provohet në Standard Liege të Belgjikës, ka marrë epitetin e Messit të Kosovës. Kështu e quan portali ‘dhnet.be’ ish-mesfushorin e Flamurtarit. “Standard është duke u fokusuar në sulmuesin e Prishtinës, Edon Zhegrova, një talent që nofkën e ka Messi i Kosovës”, shkruan portali në fjalë.

Javën e kaluar, skauti i Standardit, Marc Van Osselaer vizitoi Kosovën, bashkë Luan Ahmetajn, dhe Ezekiel Abazin, menaxher shqiptarë. Pas kësaj vizite, Zhegrova, bashkë me vëllezërit Emir (Prishtina) e Suad Sahiti (Hajvalia), nisën provat në Standard. “Këta janë dy sulmues që mund të luajnë edhe më prapa dhe mund të përshtaten në sistemin 4-4-2. Sidoqoftë, të dy vëllezërit kanë performancë të fortë në Akademi.

Mobi Casa

Por, sipas portalit, Standardi është i interesuar veçanërisht për Edon Zhegrovën. “Edhe pse ende në moshën 15 vjeçar, i ashtuquajturi Messi i Kosovës, me numër 10, mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit. Në moshën 11-vjeçare ai ishte emëruar lojtari më i mirë i ‘Milan Junior Kamp’. Që nga atëherë klubi i Milanit është duke e vëzhguar”, shkruan ‘dhnet.be’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.