Fundamenti

“Medalja e shpëtimit” për Artonin, shpëton nga vdekja një nënë të re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I riu me rrënjë nga Kosova, Arton Bytyqi nga qyteti Dortmund, është nderuar me medaljen për shpëtim, që e ndan landi Nordrhein Westfallen i Gjermanisë. Ai, në muajin maj të vitit 2012 ka shpëtuar një grua nga vdekja në ujët e ftohtë të liqenit Bodensee, duke rrezikuar me këtë rast edhe jetën e vet.

Duke qëndruar në një kateteri në afërsi të liqenit, ai kishte parë se si një grua e re që po mbante një karrocë fëmijësh, papritur kishte rënë në liqe, nga lartësia rreth dy metra e gjysmë e bregut. Pa hezituar aspak, Artoni hidhet në ujë pas saj dhe ia del ta nxjerrë nga uji, duke shpëtuar kështu jetën e një nëne të re. Me atë rast edhe ai mund të pësonte, pasi që temperatura e ujit ishte e ulët, rreth 12 gradë celsius.

Uji Dea

Dy të rinj tjerë nga Dortmundi, Janina Menneke dhe Wilhelm Hellmann kanë marrë mirënjohje për shpëtimin e një të moshuari, i cili kishte mbetur i ngujuar në makinë gjatë një stuhie, shkruan radio912.de.

Medaljen dhe mirënjohjet atyre ua ka ndarë kryebashkiaku Dortmundit, Ullrich Sierau./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.