UBT

Medalja e artë, synim i Kelmendit për evropian

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Majlinda Kelmendi ka një vit që nuk di për humbje. Ajo humbjen e fundit e ka pësuar më 27 prill të vitit të kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian të xhudos që u mbajt në Budapest të Hungarisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Evropiani i vitit 2014 mbahet pas dhjetë ditësh, nga 24 deri më 27 prill në Montpellier të Francës.

UBT

Kelmendi ka një vit e gjysmë që po dominon në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo është kampione e botës dhe prin bindshëm në ranglistën botërore.