ARKATANA

Me rastin e Festës së Mësuesit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mësuesit tim Zukë Hajdinit , Edhe unë u rita , U bëra burrë,
Dhe po hapëroj në pleqëri !Por ndaj Jush , mësuesi im i dashur – Ende po e ndiej vetin si fëmijë !…

Edhe sot
Zemra ma thotë se ke qenë mësues i pa shoq ,
Ndaj Jush kam shumë obligime !…
Më bëhet se Ju kam shumë borxh ,
Se me Ju – më lidhin shumë kujtime …

Edhe sot në ditët e vona
Më bëhet se në bankë të shkollës –
Ulur para Jush qëndroj !…
Këshillat dhe mësimet Tuaja –
Kurrë nuk do t’i harroj !

Edhe sot
Më kujtohen ato ditë fëmijërie –
Kur fjalët Tuaja të ëmbla prindërore
Më përcillnin kudo
Edhe kur ruaja delet atje në bregore !…

Edhe sot ,
Kur ulëm e shkruaj – dridhem !
Këshillat Tuaja i kujtoj –
Se si duhet të shkruaj pastër e bukur
Dhe rrjedhshëm të lexoj !…

UBT

Edhe sot ,
Kur meditoj dhe evokoj ,
Kur këndoj e luaj me çifteli ,
Këngët e para i kujtoj –
Ato këngë që m’i mësove Ti !…

Shtigjeve gjembore –
Stuhive rrugëtove …
Kurrë nuk u gjunjëzove ,
Kurrë nuk u dorëzove !
Por Festën e Mësuesit
Kurrë nuk e gëzove !…
Edhe sot i kujtoj kohërat
Kur Ju përhapnit shkronjat
Me mund e me halle …
Nëpër malet tona –
Ujqit hidhnin valle !…

Ti ike e shkove
Në rrugë të pa kthim …
Librin që m’ dhurove –
Më mbeti kujtim !
Është dhuratë e shtrenjtë ,
Është kujtim i shenjtë !…

Shpirti Yt dritëplote
Në amshim pushon ,
Por vepra e Jote –
Rreze drite lëshon !
Hienat u shporrën –
Kosova e lirë lulëzon !

Gjilan, Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.